Bill Kircos, një zëdhënës i Blue Origin, tha për CNN se disa pasagjerë në fluturimin e sotëm udhëtuan falas, ndërsa të tjerët paguanin për vendet e tyre.

Megjithatë, kompania nuk ka bërë të ditur se kush ka paguar dhe kush jo.


Çmimet e biletave ndryshojnë.

Foto: Screenshot/BBC

Blue Origin nuk i ka bërë publike çmimet e biletave të saj. Sipas informacioneve të disponueshme, çmimet variojnë nga 200 mijë deri në 500 mijë euro, ndërsa çmimi më i lartë i njohur ishte 28 milionë euro të paguar në ankand për vendin e parë në fluturim.

Disa pasagjerë, si aktori William Shatner dhe ish-lojtari i NFL-së, Michael Strahan, fluturuan falas si mysafirë të nderuar.

Blue Origin ka transportuar më parë mysafirë të famshëm në fluturimet e saj, duke përfshirë Wally Funk, i cili fluturoi me Jeff Bezos në 2021. Funk ishte një pionier i aviacionit, të cilit iu mohua mundësia për të fluturuar me NASA-n në vitet 1960, pavarësisht se u zgjodh për trajnimin e astronautëve.

Si për kujtesë, gazetarja Gayle King, këngëtarja Katy Perry, e fejuara e Jeff Bezos, Lauren Sanchez, producentja e filmit Karianne Flynn, ish shkencëtarja e raketave të NASA-s Aisha Bowe dhe aktivistja Amanda Nguyen udhëtuan në skajin e hapësirës dhe u kthyen sot me raketën New Shepard të Origin.

Është formacioni i parë i fluturimit vetëm me gra. Udhëtimi zgjati 11 minuta. /Telegrafi/

@metrouk

Katy Perry has launched into space inside a Blue Origin rocket. She was joined by Lauren Sanchez, Gayle King, Amanda Nguyen, Aisha Bowe and Kerianne Flynn on the historic 11-minute flight. #fyp #katyperry #space #spacetok #katyperryspace #blueorigin #blueoriginlaunch