LAJMI I FUNDIT:

Disa nga partitë më të mëdha në RMV e refuzuan propozimin për zgjedhjen e presidentit në Kuvend

Disa nga partitë më të mëdha në RMV e refuzuan propozimin për zgjedhjen e presidentit në Kuvend

Propozimi i BDI-së për zgjedhjen e kryetarit të shtetit në Kuvend me shumicë dy të tretash është kthyer në një temë të diskutimit të gjerë në Maqedoni, duke shkaktuar reagime të ndryshme nga partitë politike të vendit.

Në një deklaratë për media, LSDM-ja, partnerja koalicioniste e BDI-së, ka refuzuar këtë propozim, duke e quajtur një riafirmim të një kërkese të mëparshme të BDI-së dhe duke mbetur në qëndrimin se zgjedhja e presidentit duhet të bëhet nëpërmjet zgjedhjeve të drejtpërdrejta, për të përfaqësuar vullnetin e të gjithë qytetarëve.


Nga ana tjetër, OBRM-PDUKM ka akuzuar BDI-në për shantazh dhe ka thënë se nuk do të pranojë këtë kusht, duke u mbështetur në qëndrimin se zgjedhja e kryetarit të shtetit në Kuvend do të komplikonte situatën dhe do të zvogëlojë pushtetin e institucionit të Presidentit.

Ndërkaq, lideri i partisë “ZNAM”, Maksim Dimitrievski, ka shprehur qëndrimin se kjo zgjidhje do të komplikonte shtetin dhe do të zvogëlonte pushtetin e institucionit të Presidentit, duke premtuar se parti nuk do ta lejojë këtë në Kuvend.

Gjithashtu së fundmi edhe Arben Taravari nga ASH paraqiti qëndrimin e tij kundër këtij propozimi.

Taravari për ndarjen e Aleancës për Shqiptarët: Bëhet fjalë për një fraksion të afërt me BDI-në
Lexo po ashtu Taravari për ndarjen e Aleancës për Shqiptarët: Bëhet fjalë për një fraksion të afërt me BDI-në

Në krah të BDI-së, nënkryetari dhe zëdhënësi i saj, Arbr Ademi, ka bërë thirrje për pranimin e propozimit për zgjedhjen e presidentit në Kuvend, duke e vlerësuar atë si rrugë të përshtatshme për Maqedoninë në rrugën e integrimit europian./Telegrafi/

Ademi: Ideja e Ahmetit për president shqiptar do të realizohet
Lexo po ashtu Ademi: Ideja e Ahmetit për president shqiptar do të realizohet