LAJMI I FUNDIT:

Disa lagje të Prishtinës pa ujë, shkak prishja e gypit

Disa lagje të Prishtinës pa ujë, shkak prishja e gypit
Foto: Ilustrim

Disa lagje të kryeqytetit kanë mbetur pa ujë të pijes shkaku i prishjes së një gypi.

Kështu ka bërë të ditur Arjeta Mjeku, zëdhënëse e Ujësjellësit Rajonal Prishtina, e cila ka thënë se ekipet janë në vendngjarje dhe po merren me rregullim të prishjes.


“Ju njoftojmë se është dëmtuar gypi i ujit fi 250 mm në lagjen 038”, ka njoftuar Mjeku.

Ajo thotë se lagjet të cilat janë aktualisht pa ujë janë lagjja 038, lagjja Nic, lagjja Qëndresa, Veterniku kah Rezonanca, lagjja Qershia dhe Çagllavica./Telegrafi