LAJMI I FUNDIT:

Disa kompani gjermane përballen me sulme kibernetike, ato ndodhën në të njëjtën kohë

Disa kompani gjermane përballen me sulme kibernetike, ato ndodhën në të njëjtën kohë

Disa kompani gjermane, duke përfshirë kompanitë elektronike të shitjes me pakicë MediaMarkt dhe Saturn, janë prekur nga sulmet e ransomware ditët e fundit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ofruesi i shërbimit mjekësor të IT Medatixx njoftoi të hënën (9 nëntor) se ishte objektiv i një sulmi kibernetik në mes të javës së kaluar dhe kompanitë e shitjes me pakicë të elektronikës MediaMarkt dhe Saturn gjithashtu ranë viktimë e një sulmi ransomware gjatë natës midis të dielës dhe të hënës.


Mediatixx raportoi se sulmi kibernetik preku “pjesë të rëndësishme të sistemit tonë të brendshëm të IT”.

Ndërkohë, një “kripto-virus” infektoi disa serverë Windows në MediaMarkt dhe Saturn, duke prekur rreth 3100 serverë.

Prokurori publik i qytetit verior bavarez të Bamberg tha për EURACTIV se dy sulmet nuk besohet të kenë lidhje ndërmjet vete.

Në sulmet ransomware, hakerët përdorin malware për të depërtuar në sisteme dhe për të enkriptuar të dhënat.

Për të rikthyer qasjen në të dhënat e koduara, ata zakonisht kërkojnë shuma të tepruara parash.

Në të dyja rastet, ende nuk dihet shkalla e saktë e sulmit.

“Aktualisht jemi duke punuar intensivisht me ekspertë të brendshëm dhe të jashtëm, si dhe me autoritetet përgjegjëse për të analizuar dhe identifikuar sa më shpejt dëmin e shkaktuar”, tha MediaMarkt për EURACTIV.

“Për momentin nuk dihet nëse dhe në çfarë mase janë vjedhur të dhënat. Prandaj nuk mund të përjashtohet që të dhënat e ruajtura tek ne janë vjedhur”, tha Medatixx në një deklaratë për shtyp, duke u bërë thirrje klientëve të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre, në mënyrë që hakerët të mos kenë akses në llogaritë e tyre. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
Raportohet se kompania prodhuese e çipave Arm do të prodhojë edhe gjysmëpërçuesin e vet

Raportohet se kompania prodhuese e çipave Arm do të prodhojë edhe gjysmëpërçuesin e vet

Teknologji
Në kryeqytetin e Lituanisë është ndërtuar një “portë virtuale”, përmes së cilës bëhet lidhja në kohë reale me njerëz në qytetet tjera

Në kryeqytetin e Lituanisë është ndërtuar një “portë virtuale”, përmes së cilës bëhet lidhja në kohë reale me njerëz në qytetet tjera

Teknologji
Kalo në kategori