LAJMI I FUNDIT:

Disa këshilla për lidhjen në largësi

Disa këshilla për lidhjen në largësi

Jo gjithmonë gjërat në një lidhje shkojnë ashtu siç i ke planifikuar. Madje, mund të ndodhë që të shkojnë shumë më keq sesa mund të ishte marrë me mend. Si të jetosh një lidhje në largësi? Si të shmangësh, që ajo flaka të mos shuhet për shkak të disa kilometrave largësi?

Nuk përbën aspak çudi që gjatë një udhëtimi pune apo në muajin e pushimeve, apo qoftë edhe në një shëtitje të thjeshtë ose njohje të rastësishme, të dashurohesh me dikë. Dhe sigurisht që ndodh shumë shpesh, që ky “dikë” të mos ta ketë shtëpinë te pallati përballë shtëpisë tënde, transmeton Telegrafi.

Por edhe në ndodhtë që të mos jesh e detyruar të bësh shumë rrugë për të arritur te shtëpia e tij, sepse fati e deshi që të jetoni në një qytet, me mijëra arsye mund të bëhen shkak që ai të transferohet në një vend tjetër, pa përjashtuar këtu edhe mundësinë e një shteti tjetër.


Arsye pune, studimi, çështje familjare e të tjera të këtij lloji, mund të bëhen shkaku që nga partneri yt të të ndajnë qindra kilometra largësi, mbase edhe mijëra. Dhe në raste të tilla, jo gjithmonë mund të ndodhë të gjesh një zgjidhje ideale të tipit “Do të vij me ty”; “Do të jetoj me ty kudo që të shkosh” dhe kjo, në të shumtën e rasteve shkakton probleme ndonjëherë aq të mëdha, sa përfundimi aspak i lumtur do të ishte fundi i lidhjes njëherë e përgjithmonë, pavarësisht se duheni, pavarësisht se midis jush gjërat shkonin shumë mirë.

Largësia nuk është asnjëherë një aleat i mirë për një lidhje. Sepse ajo, siç thonë më të vjetrit, është si era, shuan zjarret e vegjël dhe ndez të mëdhenjtë. Pastaj largësia shkakton dhimbje, vuajtje, keqkuptime dhe xhelozi. Ka në mes edhe pak ndjenjë fajësie, sepse mund të të paraqiten shumë raste dhe jo gjithmonë është kaq e thjeshte t’u thuash “jo”.

Me pak fjalë, nuk duam të japim zgjidhje që nuk ekzistojnë. Thjesht u japim disa këshilla atyre që janë duke përjetuar një lidhje në largësi. Disa sugjerime për të administruar më mirë këtë situatë, në pritjen që nuk mbaron thuajse kurrë, që gjërat të ndryshojnë për mirë dhe më në fund të piqen kushtet që ti të kesh mundësi të bashkohesh me të dashurin tënd.

Ja disa gjëra, të cilat nuk do të ishte keq t’i dinit…

1) Përdorni teknologjinë

Kurrë më shumë se sot teknologjia nuk ka qenë një aleate e fuqishme për argumentin në fjalë, pra për ata që dashurojnë për së largu. Dhe këtu nuk e kemi fjalën vetëm për e-mailin apo për një program të thjeshtë chat-i, por për ato programe komunikimi në distancë, që të lejojnë komunikim më të ngushtë sesa thjesht një telefonatë apo disa shkronja që jepen e merren.

2) Keqkuptimet duhen sqaruar

Kurrë mos shko në shtrat pa sqaruar më parë një keqkuptim që mund të ketë lindur gjatë bisedës së bërë në largësi. Dhe duhet thënë që në kushte të tilla, keqkuptimet janë të pranishme më tepër se ç’duhet. Largësia është e tmerrshme.

Mund të zihesh edhe për gjëra që në rrethana të tjetra thjesht mund të të bënin të qeshje. Dhe pasojat e një zënke që vjen në kushtet e një distance të largët, janë vërtet të pakëndshme. Gjithmonë mundohuni që të mos e mbyllni komunikimin me të duke përplasur telefonin me inat, apo duke shkëputur lidhjen përmes internetit, pa thënë natën e mirë.

3) Gjithmonë të qartë

Ji gjithmonë e qartë dhe e hapur në ato që thua dhe përpiqu që të mos lësh asgjë të paqartë apo ndonjë qoshe ku partneri të ketë mundësi të hamendësojë. Partnerët që mbajnë një lidhje në largësi, janë gjithmonë shumë të ndjeshëm, madje edhe shumë xhelozë. Më mirë zgjat kohën duke treguar edhe detajet më të vogla, sesa të lësh boshllëqe që lënë vend për të dyshuar apo për t’u keqkuptuar.

Mos i lër asnjë shteg që të “notojë” nëpër mendimet e tij të stërholluara, që mund ta çojnë kushedi se ku. Të flasësh në distancë dhe të tregosh diçka qoftë edhe shumë të rëndomtë, nuk është e njëjta gjë si të komunikosh ballë për ballë, kur ke mundësi të kontrollosh gjestet, veprimet dhe shprehjet e fytyrës.

4) Jetë aktive

Të kesh një lidhje në distancë, nuk do të thotë aspak që ti duhet që gjatë gjithë ditës të rrish e ngjitur pas telefonit dhe të presësh me ankth telefonatën e tij. A thua se në këtë jetë nuk ke gjë tjetër për të bërë. Lëri partnerit kohën që ke planifikuar me të dhe mos lër pas dore angazhimet e tua apo qoftë edhe argëtimet.

Fakti që partneri yt është larg, nuk do të thotë që ti duhet të mbyllesh brenda dhe të mos kesh jetën tënde aktive. Duke qenë gjatë gjithë kohës e zënë me diçka, do ta vuash edhe më pak largësinë dhe do ta bësh disi më të lehtë situatën që po përjeton.

5) Planifiko me kujdes udhëtimet

Përpiqu të hartosh një plan udhëtimi të tillë, që të japë mundësi të takoheni me të disa herë gjatë gjithë vitit. Mundohu që vizitat e tij tek ti apo anasjellas, të jenë sa më të shpeshta. Bëji mirë llogaritë e parave, të cilat të kushtëzojnë. Mund t’ju japin shumë mundësi për t’u takuar në fillim dhe të ju entuziazmojnë aq shumë, sa pjesën tjetër të vitit do t’ju duhet të kënaqeni vetëm me telefonatat.

Është mirë që të ardhurat e planifikuara për udhëtime të administrohen në mënyrë të tillë, që të të japin mundësi të takoheni në periudha të ndryshme të vitit. Vini në funksion edhe trurin. Mos e lini veten të udhëhiqeni vetëm nga zemra. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Aktivitete sportive
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Kalo në kategori