LAJMI I FUNDIT:

Disa fshatra të Gjakovës mbesin pa ujë

Disa fshatra të Gjakovës mbesin pa ujë

Disa fshatra të Gjakovës do të mbesin pa ujë për tetë orë.

Ky reduktim është për shkak të defektit të një gypi që ka ndodhur mbrëmë në mes të fshatit Fortes dhe Celinë.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se pa ujë të pijes do të mbesin fshati Fortes, Celin, Krushë, Nagavc, Hoqe e Vogël, Piaranë, Qëndres, Bregdri, Krajk, Zym.

Nga kompania thonë se ekipet janë duke punuar për sanimin e defektit dhe se janë duke marrë gjitha masat që të rikthejnë sa më shpejtë furnizimin me ujë.

“Për shkak të defektit i cili ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në gypin fi 400 i cili ndodhet në mes të fshatit Fortes dhe Celinë, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë nga ora 8h deri në riparim të defektit nga ekipa teknike e kompanisë KRU Gjakova. Fshatrat që do të mbesin pa furnizim me ujë të pijes janë Fortes, Celin, Krushë, Nagavc, Hoqe e Vogël, Piaranë, Qëndres, Bregdri, Krajk, Zym. Ekipet tona janë duke punuar në sanimin e defektit, janë duke u ndërmarrur të gjitha masat që sa më shpejtë ta rikthejmë furnizimin me ujë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/