Çmimi Nobel për Paqen, i dhënë për herë të parë në vitin 1901, nderon ata që kanë bërë punën më të madhe ose më të mirë për miqësinë midis kombeve, për heqjen ose zvogëlimin e ushtrive, si dhe për mbajtjen dhe promovimin e kongreseve të paqes.
Çmimi për paqen e ka marrë emrin nga industrialisti suedez, Alfred Nobel, i cili shpiku dinamitin.
Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore kontribuuan në vendimin e komitetit për të mos dhënë çmime në disa nga vitet në vijim, 1914, 1915, 1916, 1918, 1923, 1924, 1928, 1932, 1939, 1940, 1941, 1942, 1943, 1948, 1955, 1956, 1966, 1967 dhe 1972.
Pesë anëtarët e komisionit emërohen nga parlamenti norvegjez për një mandat gjashtë vjeçar. Ata janë të pavarur nga parlamenti.
Politikanët, akademikët, ish-fituesit e çmimit, drejtorët e instituteve të kërkimit të paqes dhe anëtarët aktual dhe të kaluar të Komitetit Nobel janë mes atyre që kanë të drejtë të propozojnë kandidatë.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka fituar tre herë çmimin (1917, 1944, 1963), ndërsa Zyra e Komisionarit të Lartë të OKB për refugjatët, dy herë (1954 dhe 1981).
Themeluesit të Kryqit të Kuq, Henry Dunant dhe themeluesit francez të Shoqërisë së Paqes, Frederic Passy, iu dha çmimi i parë Nobel për Paqen.
Fituesja më e re ka qenë Malala Yousafzai, 17 vjeçe, në vitin 2014.
Më i moshuari, Joseph Rotblat, 87 vjeç, në vitin 1995.
Që nga viti 1905, 17 gra kanë fituar çmimin, e para në vitin 1905 dhe e fundit në 2018.
Le Duc Tho, i cili fitoi çmimin së bashku me Henry Kissinger, në vitin 1973, për negocimin e marrëveshjes së paqes që do të përfundonte luftën e Vietnamit, deklaroi se nuk mund ta pranonte pasi paqja nuk ishte vendosur akoma.
Tre fitues u burgosën në kohën e çmimeve të tyre, pacifisti gjerman dhe gazetari Carl von Ossietzky (1935), avokatja e demokracisë në Mianmar, Aung San Suu Kyi (1991) dhe aktivisti kinez për të drejtat e njeriut, Liu Xiaobo (2010).
Dag Hammarskjold-it iu dha çmimi pasi humbi jetën, në vitin 1961.
Nga viti 1974, fondacioni Nobel vendosi që çmimi nuk mund të jepej pas vdekjes, përveç rasteve kur ndodh pas shpalljes së Nobelit.
Emrat e të nominuarve për çmimin Nobel për Paqe mund të mos bëhen të ditur për 50 vjet. Tashmë e dimë se Joseph Stalin, ishte nominuar dy herë, dhe Adolf Hitler, në vitin 1939. Mahatma Gandhi u nominua në vitet 1937, 1938, 1939, 1947 dhe 1948, pak para vrasjes së tij.
Në vitin 2016, u paraqit një numër rekord me 376 nominime, ku 228 ishin për individë dhe 148 për organizata. 301 nominimet në vitin 2019 përbëjnë numrin e katërt më të madh të kandidaturave.
Që nga viti 2019, janë dhënë çmime për 107 individë dhe 24 organizata.
Çmimi i këtij viti vlen 9 milion korona apo 908 mijë dollarë. /KP/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas
Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz
Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror
Plani
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre