Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2019 të premten, për përpjekjet e tij paqësore me Eritrea.

Atij iu dha çmimi për përpjekjet e tij për “arritjen e paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Çmimi Nobel për Kimi ndahet për punën në bateritë rimbushëse Çmimi Nobel për Kimi ndahet për punën në bateritë rimbushëse

Një marrëveshje paqeje, e nënshkruar vitin e kaluar, i dha fund ngërçit ushtarak gati 20-vjeçar me Eritrean pas luftës kufitare 1998-2000.

Çmimi Nobel për Fizikë, shkon për dy zviceranë dhe një amerikan Çmimi Nobel për Fizikë, shkon për dy zviceranë dhe një amerikan

Ndryshe, Etiopia dhe Eritrea, që bënë një luftë kufitare nga 1998 deri në 2000, rivendosën marrëdhëniet në korrik 2018 pas viteve të armiqësisë.

Ai u emërua si fituesi i çmimit të 100-të Nobel për Paqen në Oslo.

Çmimin Nobel për mjekësi e fitojnë hulumtuesit e hipoksisë Çmimin Nobel për mjekësi e fitojnë hulumtuesit e hipoksisë

Gjithsej 301 kandidatë ishin nominuar për çmimin prestigjioz, përfshirë 223 individë dhe 78 organizata.

Reklama

Çmimi, me vlerë prej rreth 900,000 dollarë, do t’i jepet në Oslo në 10 dhjetor.

Reklama
Olga Tokarczuk dhe Peter Handke fitues të Çmimit Nobel për Letërsi Olga Tokarczuk dhe Peter Handke fitues të Çmimit Nobel për Letërsi

Kishte spekulime të mëdha se kush do ta fitonte çmimin.

Sipas rregullave të Fondacionit Nobel, listat e shkurtra të nominimit nuk lejohen të publikohen për 50 vjet. /Telegrafi/