LAJMI I FUNDIT:

Diplomuan 37 ushtarakë të rinj në Maqedoni

Diplomuan 37 ushtarakë të rinj në Maqedoni

Sot diplomuan 37 kandidatë në akademinë ushtarake të Maqedonisë. Sipast Tv21, komuniteti shqiptar nuk është i interesuar për të ndjekur këtë akademi ushtarake, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga të diplomuarit e sotëm, 10 janë shqiptarë, ndërkaq nga 36 studentë që sot filluan vitin e parë në këtë akademi, vetëm 3 janë shqiptarë.


Në këtë akademi shkollimin filluan edhe 3 studentë nga Mali i Zi, 4 nga Bosnja dhe Hercegovina dhe 2 nga Kosova. Ndërsa diplomuan 3 studentë nga Mali i Zi, 3 nga Bosnja dhe 4 nga Kosova./Telegrafi/