LAJMI I FUNDIT:

​Diplomojnë 45 zyrtare korrektuese në 24 vjetorin e themelimit të ShKK-së

​Diplomojnë 45 zyrtare korrektuese në 24 vjetorin e themelimit të ShKK-së

Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, kanë diplomuar 45 zyrtare korrektuese nga gjenerata e 43-të.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se shënimi i përvjetorëve të këtyre institucioneve ka rëndësinë e veçantë kur progresi tyre është evident.


Ai shtoi se është hartuar reforma ligjore që avancon shërbimet ndaj të burgosurve dhe të drejtave të tyre.

Kurti potencoi se ShKK-ja me qëllim të ngritjes së kuotës gjinore, me sukses po certifikon 45 zyrtare korrektuese gra.

Ai shtoi se është në proces themelimi i institucioneve që ofrojnë shërbime të veçanta për të burgosurit me nevoja të veçanta, personave të moshuar, ata me sëmundje kronike dhe ata të varur nga substancat narkotike, raporton kp.

Ndër të tjera, shefi i ekzekutivit tha se Shërbimi Korrektues i Kosovës është në rrugë të mbarë të garantimit të një mjedisi të sigurt për të gjithë.

Ai theksoi se “synimi ynë është që të gjithë të burgosurit që nië ditë do të lirohen, të mund të integrohen në shoqëri më të mirë, më të drejtë dhe më të aftë se sa që ishin më herët”.

Ndërkaq, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se Shërbimi Korrektues i Kosovës është institucion që ka shënuar progres përveç në infrastrukturë, edhe në cilësinë e shërbimit dhe profesionalizmit.

Ajo shtoi se sistemi korrektues i Kosovës ka synim sigurimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë.

Haxhiu kërkoi nga zyrtarë të ShKK-së që punën e tyre ta kryejnë me nder dhe përgjegjësi të lartë, derisa theksoi se misioni i tyre është i lartë dhe i shenjtë.

Ndërsa, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani tha se do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim për t’i promovuar vlerat e drejtësisë.

Ai shtoi se Shërbimi Korrektues i Kosovës ka punuar dhe po vazhdon të punojë kundër kontrabandës dhe korrupsionit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori