LAJMI I FUNDIT:

Diplomati amerikan viziton Sudanin në kohën e krizës

Diplomati amerikan viziton Sudanin në kohën e krizës

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për çështje të Afrikës, Tibor Nagy, do të udhëtojë këtë javë në Sudan, për shkak të trazirave atje.

Sudani qeveriset nga ushtria prejse presidenti Omar al-Bashir u përmbys nga pushteti, gjatë një puçi në muajin prill. Që atëherë vazhduan edhe protestat me kërkesën që vendi të udhëhiqet nga një qeveri civile. Dhjetëra njerëz u vranë gjatë përleshjeve të ditëve të fundit.


Departamenti amerikan i Shtetit tha se, “Nagy do t’i nxisë palët të punojnë drejt krijimit të një mjedisi të përshtatshëm për bisedime”.

Ai po ashtu do ta diskutojë situatën me kryeministrin e Etiopisë, Abiy Ahmed, i cili po përpiqet të ndërmjetësojë midis këshillit ushtarak dhe opozitës në Sudan.

Bashir, i cili sundoi Sudanin për dekada, u rrëzua dhe u arrestua pas disa muajsh protesta kundër qeverisë së tij.

Por, protestuesit i vazhduan tubimet, duke thënë se krerët e rinj ushtarakë janë vetëm vazhdim i regjimit të Bashirit. /REL/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori