LAJMI I FUNDIT:

Diplomatët amerikanë: Të bombardohet Siria si Jugosllavia

Diplomatët amerikanë: Të bombardohet Siria si Jugosllavia

Një grup i diplomatëve të Departamentit amerikan të Shtetit, i cili bëri thirrje për veprim ushtarak kundër qeverisë së presidentit sirian Bashar al-Asad, ka sugjeruar që aksioni të realizohet bazuar në skenarin e bombardimit të Jugosllavisë.

Ky dokument i brendshëm që u nënshkrua nga 51 zyrtarë amerikanë ka kritikuar ashpër politikën e administratës Obama ndaj Sirisë, duke bërë thirrje për sulme të kufizuara ushtarake kundër qeverisë së presidentit Bashar al-Assad, raporton gazeta presitigjioze amerikane “New York Times”, transmeton Klan Kosova.


Përkrahësit e planit bazohen në një dokument që tregon bombardimin e NATO-s ndaj caqeve ushtarake të ish-Jugosllavisë në vitin 1999.

Disa besojnë se paralelet e tilla janë të gabuara për shkak të pjesëmarrjes aktive të Rusisë dhe Iranit në luftën, duke thënë se këto vende mund të rrisin aktivitetin e tyre në mbështetje të forcave siriane.

“Është e arsyeshme që të ndërmarrin hapa për të ndaluar masakrën dhe vuajtjet në Siri, pas pesë viteve të luftës brutale. Status quoja në Siri nuk mund të mbijetojë”, thuhet në dokument, raporton “New York Times”, transmeton Klan Kosova.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka deklaruar të hënën se e ka lexuar dokumentin duke thënë se ai ishte “shumë i mirë”.

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Kalo në kategori