Diona Fona është në përgatitje të këngës së re, të cilën do ta sjellë për fansat e muzikës së saj.

“Zari” do të titullohet projekti i ri, një pjesë të të cilit e ka shpërndarë në rrjetet sociale.


Këngëtarja i ka publikuar disa fragmente nga studioja në përgatitje të këngës së re, të cilën shfaqet duke e interpretuar.

“Mama” është titulluar realizimi më i fundit muzikor i Dionës që ishte publikuar me videoklip.

Videoja muzikore e publikuar para një muaji ka kaluar shifrën prej dy milionë shikimesh në YouTube. /Telegrafi/