LAJMI I FUNDIT:

Dimovski: Zaevi i prishi përgjithmonë pozicionet e Maqedonisë

Dimovski: Zaevi i prishi përgjithmonë pozicionet e Maqedonisë

Zoran Zaev i prishi pozicionet e Maqedonisë dhe nuk fitoi datë për fillim të bisedimeve me BE-në, deklaroi Dimitar Dimovski, anëtar i Komitetit Qendror i OBRM-PDUKM-së.

“Bisedimet për anëtarësim me BE-në nuk fillojnë, dhe nuk mundej të fillonin përderisa kompanitë donatore të LSDM-së përfitojnë qindra mijëra euro përmes blerjeve të dyshimta, kurse organet e persekutimit frikësohen të kryejnë hetime, Gjykatat e lirojnë Zoran Zaevin për korrupsion të pastër, kurse administrata mbushet me kuadër jo kompetent partiak. Kjo është e vërteta e hidhur të cilët e shohin qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Për fat të keq këto janë edhe vërejtjet e BE-së”, deklaroi Dimovski


Ai shtoi se Maqedonia është viktimë e politikave të papërgjegjshme të LSDM-së, si nga brenda ashtu edhe në planin ndërkombëtar, ekonomia po fundoset, rendi kushtetues është i varrosur, kurse shteti i së drejtës është degraduar, që e ka vlerësuar edhe BE-ja, me vendimin e fundit që nuk dha datë për fillim të bisedimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bashkimi Evropian na tregoi se nënçmimin që na shfaqi LSDM-ja nuk na çon asgjëkund. Nevojiten reforma themelore. BE-ja na e bëri me dije se nuk mund që shteti i drejtuar nga Zoran Zaev dhe shteti që bie 17 vende ne indeksin e korrupsionit të fillojë bisedimet për anëtarësim me BE-në”, nga konferenca për shtyp./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje

Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje

Kronika e Zezë
“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë

“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kalo në kategori