LAJMI I FUNDIT:

Dimovski: Nuk e di për çfarë dyshohem, do të angazhoj avokat

Dimovski: Nuk e di për çfarë dyshohem, do të angazhoj avokat

Deputeti Ljupço Dimovski, njëri nga të dyshuarit e Prokurorisë për keqpërdorime në Ministrinë e Bujqësisë, ka thënë se nuk e di se për çfarë dyshohet dhe se nuk arratiset nga policia.

“Më telefonuan dhe më thanë se policia më kërkon, por ata nuk e dinë ku mund të më gjejnë. Nuk e di saktësisht për çfarë dyshohem, por gjithsesi do të angazhoj avokatin tim dhe do të shohim se çfarë do të ndodh”, tha Dimovski, duke komentuar arrestimet e sotme, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Prokuroria kërkon paraburgim për ish-ministrat e Bujqësisë, kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 1.4 milionë euro
Lexo po ashtu Prokuroria kërkon paraburgim për ish-ministrat e Bujqësisë, kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 1.4 milionë euro

Policia akoma është në kërkim të deputetit aktual dhe ish-ministër i Bujqësisë, Ljupço Dimovski. Ndërsa për dallim prej tij, nën pranga janë vendosur edhe dy ish-ministrat tjerë Ace Spasenovski dhe Mihail Cvetkov dhe zv.ministri Hristijan Dellev.

Nga Prokuroria njoftuan se kanë kërkuar paraburgim për katër të dyshuarit, pasi siç thanë, kanë zbuluar se ata gjatë kohës së udhëheqjes me Ministrinë e Bujqësisë kanë nënshkruar marrëveshje për dhënien me qira të tokave bujqësore dhe kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej mbi 1.4 milionë eurove./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori