Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski në intervistën për “Radio Evropa e Lirë” tha se “nëse bëhet sistem ku do të garantohen të drejtat e njeriut dhe sundimi i së drejtës, unë do të mendohesha dhe do ta jap mbështetjen për vazhdimin e PSP-së”.
Dimovski thotë se anëtarësimi në NATO nuk varet nga PSP duke shtuar se procesi i ratifikimit të protokollit për anëtarësim në NATO shkon me tempo të përshpejtuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mendoj se mund të kemi sukses dhe të kemi rekord, nëse jo, do të ishim diku kah rekordi i deritashëm prej nëntë muajsh dhe kjo është mirë dhe duhet të mbështetet dhe me pjesëmarrjen time në atë proces jap shembull”, tha Dimovski.
Dimovski thotë se edhe pse është te lëndët e PSP-së, po mundohet të formojë qëndrim që do të thotë mbështetje për vazhdimin e funksionimit të PSP-së.”Ashtu si në Kuvend dhe në gjyqësi, në arsim, ashtu edhe në PSP, mendoj se ka njerëz cilësor dhe jocilësorë dhe procedura jocilësore. Edhe ne miratojmë ligje të mira dhe të këqija,disa nga lëndët e PSP-së janë të bazuara nga dëshmi serioze, disa janë politike|, tha mes tjerash Dimovski. Ai tha se nuk ndihet fajtor për të cilën PSP e akuzon.
Për marrëveshjen e Prespës, Dimovski thotë se nuk ka ndryshuar qëndrimin se marrëveshja e Prespës është e dëmshme, por nuk e konteston qëllimin e marrëveshjes.
“Mua më pengon euforia që pushteti e shfaq me marrëveshjen e Prespës, nga aspekti i asaj se ky është akti më i madh patriotik, nga aspekti se kjo është marrëveshja që është mundur të arrihet. Jo. Duhet të jemi të sinqert me qytetarët, kjo është e vështirë për shtetin”, tha Dimovski duke shtuar se megjithatë Republika e Maqedonisë mund të sigurojë perspektivë dhe të ardhme më të mirë si anëtare e NATO-s dhe BE-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë