LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov për doganat e Kosovës: Punët mund të eskalojnë në drejtim jo të duhur (Video)

Dimitrov për doganat e Kosovës: Punët mund të eskalojnë në drejtim jo të duhur (Video)

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij të Kosovës, Behgjet Pacolli në Prishtinë, tha se nëse Maqedonia vendos kundërmasa ndaj Kosovës për doganat, puna do të përshkallëzohet në drejtim të keq dhe pastaj përsëri duhet të ulen së bashku për të gjetur një zgjidhje.

Dimitrov tha se shpreson se do të ndiqet politika e re evropiane dhe përmes një dialogu të shpejtë do ta kapërcejë këtë çështje, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Unë mendoj se kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur prodhuesit tanë dhe prodhuesit tuaj. Unë nuk mendoj se ju mund të mbroheni nëse dëmtoni të afërmin tuaj. Një masë nuk mund të jetë e mirë për Kosovën, nëse nuk është e mirë për një fqinj në lagje. Duhet të gjejmë një zgjidhje”, tha Dimitrov.

Qeveria e Kosovës arsyeton rritjen e taksave doganore për prodhimet maqedonase
Lexo po ashtu Qeveria e Kosovës arsyeton rritjen e taksave doganore për prodhimet maqedonase

Ai shtoi se në kohën e lidhjes dhe zbatimit të procesit të Berlinit, që është pikërisht ai që kërkon, barrierat duhet të eliminohen.

Ndërsa shefi i diplomacisë Behgjet Pacolli, i potencoi marrëdhëniet e mira dy palëshe mes dy shteteve.

“Maqedonia është mik natyral i Kosovës. Marrëdhëniet e mira mes dy shteteve do të vazhdojnë edhe më tej. Siç e dini Kosova dhe Maqedonia kanë filluar bashkëpunim më të gjerë, kemi pasur dy takime në nivel kryeministrash dhe qeverive”, tha mes tjerash Pacolli./Telegrafi/