Vendimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës për ngritjen e taksave deri në 30 për qind për prodhimet bujqësore që hyjnë në Kosovë, përfshirë këtu dhe ato nga Maqedonia, ka alarmuar autoritetet e atjeshme.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë, ka ngritur shqetësimet e tij dhe Qeverisë në Shkup lidhur me këtë vendim të Qeverisë së Kosovës.
Gjatë një takimi që takim që ka zhvilluar me ministrin e jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, Dimitrov kërkoi që kjo çështje të zgjidhet, përkatësisht që Kosova t’i heqë taksat që dëmtojnë prodhimet e Maqedonisë që eksportohen në Kosovë.
“Poenta nuk ishte që të theksoj shkelje. Nuk është një masë e mirë, jemi tepër të afërt dhe mendoj se shumë shpejt do ta gjejmë një zgjidhje që të mund të mbrojmë të dy interesat”, tha ai.
Sipas shefit të diplomacisë së Maqedonisë, masa për rritjen e taksës doganore nuk mund të jetë e mirë për Kosovën, kur ajo nuk është e mirë edhe për Maqedoninë. Ai theksoi se ky problem duhet të diskutohet sepse kanë edhe obligime ligjore nga marrëveshja e CEFTA-s.
Marrëveshja për Tregti të Lirë, CEFTA, është një projekt ndërkombëtar i krijuar nga ana e Bashkimit Evropian, me qëllim të lehtësimit të këmbimeve tregtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kosova është anëtare e këtij mekanizimi që nga viti 2007.
Në anë tjetër, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli tha se taksa e vënë për prodhimet bujqësore që hyjnë në Kosovë është një nevojë që të mbrohen prodhimet vendore.
Ai theksoi se kjo çështje do të trajtohet edhe më tutje, duke thënë se bëhet fjalë për masa të përkohshme.
“Sa i përket taksës doganore është një preventiv e përkohshme kohore e cila do të zgjasë 90 ditë”, ka theksuar Pacolli.
Autoritetet e Maqedonisë kanë deklaruar se Shkupi zyrtar nuk ka qenë i informuar në kohë nga Qeveria e Kosovës për vendosjen e kësaj mase mbrojtëse për produktet bujqësore, e që sipas Shkupit, është obligim i Kosovës, pasi është pjesë e CEFTA-s.
Qeveria maqedonase ka paralajmëruar se do të bisedojë me sekretariatin e CEFTA-s dhe anëtarët e tjerë të kësaj organizate dhe do të analizohen të gjitha ndikimet që mund të reflektohen në Maqedoni, por edhe në rajon, nga kjo masë që ka ndërmarrë Kosova.
Në anën tjetër, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës thonë se pas një hetimi të departamentit përkatës, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka marrë masa mbrojtëse për produktet bujqësore, duke u bazuar në kompetencat ligjore dhe dispozitat përkatëse të Marrëveshjes së CEFTA-s.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka marrë vendim edhe për masa mbrojtëse për qumështin.
Vendimi thuhet të ketë ardhur pas një hetimi që është konstatuar se importi nga Bosnja dhe Hercegovina është rritur mbi masën 20 për qind dhe ka ndikuar në dëmtimin e produkteve vendore, për faktin se importi i produkteve të qumështit nga Bosnja dhe Hercegovina është me çmim të ulët, i cili është nën koston e prodhimeve vendore të qumështit. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi