LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Në pyetje është besueshmëria e BE-së

Dimitrov: Në pyetje është besueshmëria e BE-së

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov, në një intervistë për “Politico”, ka thënë se politika e zgjerimit të BE-së është tregues për fuqinë e tërheqjes.

Dimitrov thotë se në rastin me Maqedoninë e Veriut për nisjen e negociatave për anëtarësim, është në pyetje besueshmëria e BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Kemi arritur t’i vendosim vendet anëtare në fokus dhe të krijojmë atmosferë që do të jetë turp t’i thuhet jo dosjes së Maqedonisë këtë vit, pasi refuzimi do të rrezikojë seriozitetin e BE-së ndaj rajonit, që gjeografikisht është në Evropë dhe është i rrethuar me vende anëtare të BE-së. Kështu që në pyetje është besueshmëria e BE-së”, thotë Dimitrov.

Sipas disa burimeve diplomatike, Franca akoma nuk ka qëndrim të qartë nëse do të miratojë nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, njërën prej tyre, ose asnjërën.

Sipas “Politico”, Parisi ka theksuar se vendimi për negociatat me Maqedoninë e Veriut do të arrihet “në mënyrë gjermano-franceze”, gjegjësisht të dy vendet udhëheqëse në BE do të tentojnë të gjejnë kompromis për çështjen e zgjerimit të BE-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori