LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Mos na quani “Maqedonasit e Veriut”, është fyerje e madhe për ne

Dimitrov: Mos na quani “Maqedonasit e Veriut”, është fyerje e madhe për ne

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov ka kritikuar përmes rrjeteve sociale se përdorimi i termit “Maqedonasit e Veriut” është fyerje për të gjithë banorët e Maqedonisë.

“Kohët e fundit është bërë më i shpeshtë përdorimi i termit inekzistent “Maqedonasit e Veriut” nga përfaqësues të vendeve, miqve tanë, që mbështesin Marrëveshjen e Prespës. Por një nga dy shtyllat kyçe të kompromisit të Marrëveshjes së Prespës është pikërisht vetëvendosja si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase, diçka që vetë Marrëveshja e garanton. Me fjalë të tjera, “Maqedonia e Veriut” është e mundur vetëm nëse në të jetojnë maqedonasit, së bashku me bashkëqytetarët e tyre dhe kjo duhet respektuar”, thotë Dimitrov.


Prandaj, sipas tij “çdo përdorim i termit “Maqedonasit e Veriut” përveç që është fyerje për maqedonasit, është edhe cenim i Marrëveshjes së Prespës. Është e qartë se duhet një fokus shumë më serioz në diplomacinë tonë për të promovuar këtë narrativë të qartë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe për të parandaluar këtë fenomen, sepse duket se muajt e fundit askush nuk po e bën këtë. Nuk lejohet. Sidomos duke pasur parasysh se në këtë periudhë një shtet anëtar i BE-së dhe fqinji ynë e mohon drejtpërdrejt identitetin dhe gjuhën maqedonase. Ne duhet të punojmë në mënyrë proaktive, por edhe rregullisht dhe me shpejtësi ndaj çdo përdorimi të gabuar pa përjashtim derisa praktika ndërkombëtare të jetë plotësisht në përputhje me dispozitat e Marrëveshjes”, shton ai.

Dimitrov është njëri ndër politikanët i cili vazhdimisht ka kritikuar qeverinë aktuale për miratimin e propozimit francez, i cili edhe sipas tij, cënon gjuhën, indentitetin dhe historinë e Maqedonisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori