LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: BE-ja me sjelljen ndaj Maqedonisë së Veriut do të tregojë nëse është bashkësi e vlerave dhe parimeve

Dimitrov: BE-ja me sjelljen ndaj Maqedonisë së Veriut do të tregojë nëse është bashkësi e vlerave dhe parimeve

“Miratimi i kornizës negociuese dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit, do t’i rrumbullaksojë sukseset historike të vendit pas dritës së gjelbërt për hapje të negociatave inkuadruese në NATO”, porositi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov në takim video-konferencë me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Maqedoninë e Veriut.

Vlerat dhe parimet e Unionit, sipas Dimitrovit, varen nga ajo se si BE-ja do të veprojë ndaj të drejtës së vetpërcaktimit të popullit maqedonas.

“Si do të pozicionohet Bashkimi Evropian ndaj kësaj çështje – e drejta e popullit maqedonas të vetpërcaktimit – do të ndikojë mbi atë nëse edhe më tutje do të mundemi në Union të shikojmë si në bashkësi të vlerave dhe parimeve”, ka potencuar Dimitrov, në lidhje me sfidat me të cilat përballet vendi në dritë të mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare.

Në takim, të inicuar nga ambasadori dhe shef i Delegacionit të BE-së David Geer, me rastin e Raportit të mëparshëm të Komisionit evropian për Maqedoninë e Veriut dhe pakon e zgjerimit, Dimitrov ka potencuar se e njëjta paraqet vlerësim objektiv dhe gjithëpërfshirës të përparimit tonë, duke i identifikuar rajonet në të cilat duhet t’i fokusojmë aktivitetet reformuese, me theks të veçantë në fushat prioritare lidhur me klasterin e parë – Themelet.

Dimitrov gjithashtu, ka informuar edhe për masat që Qeveria i ndërmerr për përmirësimin e IPA strukturës, gjegjësisht për kapacitetet e absorbimit të fondeve të BE-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori