AUV Maqedoni: Uji në ujësjellësin e Shkupit është i sigurt për pije

AUV AUV
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) mohon fuqimisht dezinformatat e plasuara në publik se uji nga sistemi i furnizimit me ujë të Shkupit është i pasigurt për t’u pirë për shkak të pranisë së supozuar të bakterit Escherichia coli.
"Si institucion përgjegjës, informojmë publikun se AUV ende nuk ka marrë një njoftim nga ndërmarrja publike e shërbimeve të Shkupit për një rezultat të pakënaqshëm nga testimi laboratorik i ujit të pijshëm, që është detyrim i tyre ligjor, në bazë të të cilit do të miratohej një ndalim për përdorimin e tij".
"Qytetarët nuk duhet të kenë frikë. Uji nga ujësjellësi i qytetit në Shkup është i sigurt për t’u pirë dhe për t’u përdorur", thonë nga AUV./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
38 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate









































