LAJMI I FUNDIT:

Dimitrievski: Carovska ka bërë lëshime për çerdhet

Dimitrievski: Carovska ka bërë lëshime për çerdhet

Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, mbajti një konferencë shtypi në lidhje me marrjen e kompetencat nga për çerdhen “Angel Shajçe” nga ana e ministres për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai para gazetarëve tha se zgjidhja është e papërmbajtshme, tendencioze, selektive dhe e njëanshme dhe synon që të përfshijë drejtpërdrejt Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale në përzgjedhjen e personelit të drejtorit të çerdheve.


“I bëj thirrje ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, e cili ka bërë lëshime të mëdha, ta rishqyrtojë këtë vendim dhe ta tërheq dhe kompetencat t’ia kthejë Komunës së Kumanovës, sepse Kumanova nuk e meriton një trajtim të tillë”, tha kryetari i komunës së Kumanovës.

Dimitrievski theksoi se praktika tregon se në disa komuna ku procedura e përzgjedhjes së drejtorit nuk është filluar në kohë, nuk janë ndërmarrë aktivitete. Sipas tij, ky vendim është tendencioz dhe ai në pajtim me ligjin duhet ta respektojë, por ai i bën thirrje përsëri ministres për ta rishqyrtuar, shfuqizuar dhe publikisht t’i kërkojë falje komunës së Kumanovës dhe qytetarëve të saj./Telegrafi/