LAJMI I FUNDIT:

Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme

Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme

Miratimi i Ligjit për Trepçën nga Kuvendi i Kosovës ka krijuar një problem të ri në koalicionin qeverisës. Lista Serbe mori vendim ta ngrijë pozicionin e saj brenda Qeverisë. Ky veprim ka bërë që të nisin debatet për zgjedhje të parakohshme.

Në KQZ janë gati për çdo eventualitet.


Kryetarja e këtij institucioni, Valdete Daka, ka thënë për klankosova.tv se nuk do të befasohen nëse ndodhin zgjedhjet e parakohshme.

“Komisioni Qendror Zgjedhor është gati për arsye se e kemi obligim ligjor dhe kushtetues. Gjithsesi, zgjedhjet e parakohshme janë një sfidë për shkak të afateve të shkurta kohore brenda të cilave duhet të organizohen”, tha ajo.

Daka ka cekur një faktor që e bën të besojë se përvoja e institucionit të cilin e udhëheq do t’ia lehtësojë kryerjen e procesin zgjedhor në mënyrën e duhur.

“Është interesante se që nga shpallja e pavarësisë asnjë mandat qeveritar nuk ka shkuar deri në fund, kështu që në vazhdimësi zgjedhjet kanë qenë të parakohshme. Prandaj, edhe po të ndodhin tash ne jemi gati. Por, një gjë është e qartë – procesi i parakohshëm zgjedhor nuk mund të krijojë mundësi që të manipulohet me vota”, tha Daka.

Për analistin politik Blerim Burjanin tërheqja e Listës Serbe do të ketë ndikim në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, por jo në punën e Qeverisë.

“Zgjedhje mund të ketë po që se të gjitha partitë parlamentare – pozitë dhe opozitë – i kërkojnë ato, por jo kur të dojë vetëm njëra palë”,tja ai.

Ai ka deklaruar se tash nuk është koha më e favorshme për zgjedhje.

“Pranvera e vitit 2017 do të ishte më e përshtatshme, pasi deri atëherë edhe partitë do të mund të përgatiteshin”.

Kurse për çështjen nëse Komisioni Qendror i zgjedhjeve është gati për një proces të parakohshëm zgjedhor, Burjani ka shtuar se në aspektin organizativ dhe teknik ky institucion është çdo herë gati, por ka ngritur dilema për cilësinë e procesit.

“Problemi mund të jetë te kualiteti i shërbimeve që ofron ky institucion, sepse zgjedhjet e parakohshme janë zgjedhje të tipit ad-hoc dhe fokusimi është vetëm teknik, ku KQZ kryen të gjitha procedurat thelbësore dhe të shkurtra”.

Sipas tij, zgjedhjet mund ta dëmtonin Kosovën pas obligimeve të marra nga ndërkombëtarët.

“Kosova ka dhënë premtime se do të përmbushë obligimet që rrjedhin prej diskutimeve të Brukselit, përderisa demarkacioni është i kushtëzuar nga Bashkimi Evropian”.

“Fatkeqësia e kësaj politike është se s’ka gatishmëri, s’ka interes, s’ka vullnet për të zgjidhur gjëra të ‘mëdha’ pa presion të madh”.

Sidoqoftë, kurdo që të ndodhin zgjedhjet parlamentare do t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës katër deri në pesë milionë euro. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori