LAJMI I FUNDIT:

Dilemat e shtatzënës: A është normale që akoma të mos më vërehet stomaku shtatzënë?

Dilemat e shtatzënës: A është normale që akoma të mos më vërehet stomaku shtatzënë?

Nuk e ekziston kohë e caktuar kur nënave të ardhshme duhet t’u dallohet stomaku që janë shtatzënë, duke pasur parasysh që secili trup është ndryshe

Gjithnjë derisa mjeku të konsiderojë që bebja zhvillohet normalisht, nuk keni nevojë të brengoseni.


Shtatzënave të cilat presin fëmijën e parë të tyre stomaku do të duhej t’u bëhej i dukshëm diç më vonë, duke pasur parasysh që muskujt nuk janë zgjatur për shkak të shtatzënisë së mëparshme.

Veç kësaj, femrat shtatlarta apo ato të cilat kanë torzo më të madhe mund të kenë stomak më të vogël gjatë shtatzënisë, sepse trupi i tyre ka më shumë hapësirë për beben.

Dukja e stomakut tuaj gjithashtu varet edhe nga pozita e bebes në mitër, transmeton Telegrafi.

Për të konstatuar që me beben çdo gjë është në rregull, mjeku juaj do të përdorë metoda të ndryshme të matjes, të cilat nuk kanë lidhje me dukjen tuaj fizike.

Në tremujorin e parë matet gjerësia e komblikut në mënyrë që të konstatohet se sa është hapësira për mitrën tuaj duke u rritur.

Rreth javës së 20-të gjatë kontrolleve mjekësore fillon të matet gjatësia fundale (distanca nga maja e mitrës deri te ashti i vulvës, e cila shërben për përcjelljen e rritjes së frytit), pas javës së 20-të madhësia do të duhej t‘i përgjigjej terminit tuaj.

Nënat e ardhshme të cilat janë shtatzëna për herë të parë zakonisht e vërejnë stomakun midis javës së 12-të dhe të 16-të të shtatzënisë, ndërsa ato të cilat presin fëmijën e dytë apo të tretë mund të kenë stomak të rritur që nga java e gjashtë.

Nënat obeze (me peshë të lartë trupore) zakonisht u duhet diç më shumë kohë që të vërejnë fizikisht që janë shtatzëna. /Telegrafi/