LAJMI I FUNDIT:

Dilema e Toyota-s: Fuqia Hibride apo Elektrike

Dilema e Toyota-s: Fuqia Hibride apo Elektrike

Toyota është prodhuesi më i madh i automobilave në botë kur bëhet fjalë për shkallën e prodhimit dhe shitjeve. Falë përkushtimit ndaj cilësisë dhe efikasitetit të fabrikave të tij në mbarë botën, ky prodhues japonez është i njohur në çdo vend. Ajo ka një prani të fortë në pesë kontinente përmes fabrikave të prodhuimit dhe qendrave të projektimit.

Pjesa më e madhe e popullaritetit të Toyota-s është për shkak të aftësisë së saj për të ofruar automjetin e duhur në çdo treg. Më mirë se rivalët e saj japonezë, amerikanë dhe evropianë, Toyota është mjaft e mirë në krijimin e makinave sipas shijeve të tregjeve në të cilat operon. Dhe zakonisht, këto janë produkte globale. Corolla, RAV4, Land Cruiser dhe Yaris janë vetëm katër shembuj të një game të gjerë makinash që shërbejnë për të gjitha tregjet.


Pjesa tjetër e këtij shpjegimi buron nga motorët hibridë. Toyota ka ndërtuar makina hibride për më shumë se 20 vjet, duke shitur miliona njësi në atë kohë. Investimi në këtë motor po jep rezultate: marka është përpara rivalëve të saj për sa i përket emetimeve të karburantit dhe fiton para me këto makina, raporton motor1, transmeton Telegrafi.

Renditja e Toyota në ranglistën e shitjes së veturave me motor me djegie të brendshme

Çfarë do të ndodhë në të ardhmen?

Pavarësisht suksesit dhe imazhit pozitiv që teknologjia hibride i ka dhënë Toyota-s, disa faktorë të jashtëm po e detyrojnë markën të ndërmarrë hapin tjetër. Ajo duhet të vendosë nëse do të vazhdojë të përmirësojë teknologjinë ekzistuese hibride, apo do të kalojë në automjete elektrike të pastra me zero emetim.

Renditja e Toyota në ranglistën e shitjes së veturave me motor të pastër hibrid

Problemi është se opsioni i dytë është paksa i panjohur për Toyota-n. Duke qenë se në këto 20 vjet është fokusuar në përmirësimin dhe përhapjen e makinave hibride, gjiganti japonez ndaj veturave elektrike ka kushtuar më pak burime dhe interes. Sot, Toyota është prodhuesi më i madh në botë i makinave të pastra hibride, por një nga prodhuesit më të vegjël të automjeteve elektrike.

Me shtrëngimin e rregullave të emetimeve në mbarë botën, është e qartë se makinat hibride nuk do të jenë të mjaftueshme për të përmbushur objektivat. Në thelb, këta janë motorë me djegie të brendshme me një fuqi elektrike. Dhe ndërsa ndikimi i tyre ka qenë mjaft pozitiv duke bërë më pak emetime, motorët e tillë nuk do të arrijnë kurrë 100 për qind zero emisione.

Renditja e Toyota në ranglistën e shitjes së veturave me motor të pastër elektrik

Teknologjia hibride është zgjidhja ideale për momentin, por jo në dhjetë vjet. Çfarë do të bëjë Toyota? A do të vazhdojë kompania të bast për këtë zgjidhje interesante, të lirë dhe të lehtë për t’u përdorur? Apo hibridet do të braktisen plotësisht në favor të zgjidhjeve elektrike? /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Auto
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Auto
Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?

Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?

Auto
Kalo në kategori