LAJMI I FUNDIT:

“Dikush sapo më pyeti nëse isha shtatzënë” – Jessie J përgjigjet ndaj njerëzve që komentojnë pandjeshëm mbi peshën pasi ajo pësoi abort

“Dikush sapo më pyeti nëse isha shtatzënë” – Jessie J përgjigjet ndaj njerëzve që komentojnë pandjeshëm mbi peshën pasi ajo pësoi abort

Jessie J është kundërpërgjigjur ndaj njerëzve që komentojnë peshën e saj, teksa zbuloi se dikush madje e pyeti pa ndjeshmërisht nëse ishte shtatzënë.

Reklama

Këngëtarja e cila zbuloi publikisht se kishte pësuar një abort në nëntor, pranoi se ishte ngopur nga njerëzit që i ofronin pikëpamjet e tyre për trupin e saj.

Në një postim në Instagram Story, ajo ndau një fotografi teksa përpiqej të mbyllte xhinset përpara se të shkruante një paragraf të gjatë.

34-vjeçarja shkroi: “Mos komentoni për peshën e njerëzve. Kushdo. Vetëm ndaloni. Ose t’i thuash dikujt se duken shtatzënë me siguri. Ose dukeni të dobët. Çdo gjë. Vetëm Ndalo. E shoh kaq shumë në rrjetet sociale dhe e di që ndodh në jetën reale”.

Në një rrëfim të gjatë prekës, Jessie J njofton se ka pësuar abort
Lexo po ashtu Në një rrëfim të gjatë prekës, Jessie J njofton se ka pësuar abort

“Kam shtuar 10 kilogramë në gjashtë muajt e fundit dhe ndihem mirë. Kujt i intereson?! Nuk më intereson për sa kohë që ndihem mirë dhe jam e shëndetshme”, shtoi ajo ndër të tjera.

Jessie më pas zbuloi se ishte mërzitur pasi dikush e pyeti në mënyrë të pandjeshme nëse ishte shtatzënë: “Dikush vetëm më pyeti nëse isha shtatzënë, ‘Ti dukesh shtatzënë’ dhe ata gjithashtu e dinë atë që kam kaluar vitin e kaluar dhe më thanë mendimet e tyre për këtë dhe si duhet ta kisha trajtuar atë”.

Jessie J shfaqet e veshur në të zeza në Los Angeles pasi tregoi për abortin e saj
Lexo po ashtu Jessie J shfaqet e veshur në të zeza në Los Angeles pasi tregoi për abortin e saj

“Kaq e çuditshme dhe e guximshme. Unë nuk do ta bëja kurrë. Thjeshtë jo. Është një jo. Nuk është mirë të thuash apo komentosh trupin e dikujt. Përveç atëherë kur ata/unë ju them ose kërkoj mendimin tuaj, nuk është diçka e nevojshme ose e dobishme. Egërsisht, disa njerëz nuk e dinë këtë. Eh”.

Ndërkohë, kujtojmë se në nëntor, Jessie zbuloi se kishte pësuar një abort shkatërrues pasi kishte mbetur shtatzënë me fëmijën e saj të parë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Fustani provokues i Zendayas në Paris, kombinim mode që e nxori ‘triumfuese’

Fustani provokues i Zendayas në Paris, kombinim mode që e nxori ‘triumfuese’

Femra
Kim Kardashian pozoi me sutjena prej 18 mijë dollarësh që mezi ia mbulonin gjoksin

Kim Kardashian pozoi me sutjena prej 18 mijë dollarësh që mezi ia mbulonin gjoksin

Femra
Dy fustane elegante për zonjat mbi 50 vjeç: Modele që janë një zgjedhje e shkëlqyer për veshjen e ditës dhe të mbrëmjes

Dy fustane elegante për zonjat mbi 50 vjeç: Modele që janë një zgjedhje e shkëlqyer për veshjen e ditës dhe të mbrëmjes

Moda
Disa fëmijë dashurohen për herë të parë shumë herët, kështu mund t’i zbuloni me kohë

Disa fëmijë dashurohen për herë të parë shumë herët, kështu mund t’i zbuloni me kohë

Këshilla për prindër
Tri frizura të cilat mund t’i bëni shpejt

Tri frizura të cilat mund t’i bëni shpejt

Flokë dhe stil
E fshehta pas dukjes së mrekullueshme të Jennifer Aniston, aktorja ndjek katër rregulla çdo ditë

E fshehta pas dukjes së mrekullueshme të Jennifer Aniston, aktorja ndjek katër rregulla çdo ditë

Femra
Kalo në kategori