LAJMI I FUNDIT:

Dikush po hulumton pasuritë nëntokësore në veri të Kosovës

Dikush po hulumton pasuritë nëntokësore në veri të Kosovës

Banorët e Vllahisë janë ankuar se persona që prezantohen si të huaj, por që flasin serbisht kanë shkuar në Vllahi për të hulumtuar, siç thonë ata, për nëntokën e Vllahisë dhe të Zjaçës, në të cilat deri më tani janë bërë 37 shpime hulumtuese që kanë rezultuar me rezerva të mëdha të mineraleve të çmueshme për tregun ndërkombëtar.

Ideja e shkëmbimit të territoreve dhe e korrigjimit të kufirit me Serbinë, të cilën e promovon presidenti Hashim Thaçi, vazhdon të mbetet shqetësim i madh për shqiptarët e pjesës veriore të Kosovës.


Me gjithë kundërshtimet banorët e fshatrave shqiptare, Vllahi, e cila i takon komunës veriore të Mitrovicës, por edhe të fshatrave Kelmend, Boletin, Zhazhë, Koshtovë, Bistricë e Cerajë, që u takojnë komunave Zveçan e Leposaviq, jetojnë me frikën se vërtet do të vijë deri te shkëmbimi i territoreve, që nënkupton që komunat veriore t’i kalojnë Serbisë bashkë me fshatrat shqiptare,shkruan “Zëri”.

Banorët e Vllahisë, të cilët vazhdimisht potencojnë se e ndiejnë veten si pjesë e komunës jugore të Mitrovicës, janë ankuar se ditëve të fundit fshatin e tyre e vizitojnë njerëz të panjohur, të cilët prezantohen si të huaj, por që flasin serbisht.

Ata kanë takuar nënkryetarin e Mitrovicës Faruk Mujkën, të cilit ia kanë shprehur shqetësimet e tyre, por edhe i kanë kërkuar që të ndërmarrë hapa për ta hulumtuar situatën, e cila mund të jetë, siç thonë ata, “fatale” për ta dhe fshatin e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

Drejtësi
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga

Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga "Albkings", jepni dëshmitë në polici

Drejtësi
Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Drejtësi
Kalo në kategori