LAJMI I FUNDIT:

Dikur thoshte se është “imbecil dhe përfaqësues i së keqes”, presidenti argjentinas tani do të vizitojë Papa Françeskun në Vatikan

Dikur thoshte se është “imbecil dhe përfaqësues i së keqes”, presidenti argjentinas tani do të vizitojë Papa Françeskun në Vatikan

Më 12 shkurt, Papa Françesku do të presë bashkatdhetarin e tij argjentinas, presidentin e vendit Javier Milei, i cili e ka ofenduar disa herë në të kaluarën.

Gjatë vizitës së tij në Vatikan, presidenti ultra-liberal argjentinas duhet të marrë pjesë edhe në meshën e shenjtërimit të shenjtorit të parë argjentinas, e cila do të zhvillohet më 11 shkurt në Bazilikën e Shën Pjetrit në Romë, transmeton Telegrafi.


Pritet që Milei të ftojë sërish Papën të vizitojë atdheun e tij. Jorge Bergoglio nuk ka qenë atje që nga zgjedhja e tij si kreu i Kishës Katolike në 2013.

Vëzhguesit pohojnë se një hije varet mbi marrëdhëniet e ardhshme midis Vatikanit dhe presidentit argjentinas, duke qenë se Milei ka folur vazhdimisht keq për të në të kaluarën, duke e përshkruar atë si “një person të ligë që promovon komunizmin”.

Ai gjithashtu e quajti atë “imbecil” dhe “përfaqësues të së keqes” në tokë. Por pas kësaj ai ndryshoi ndjeshëm retorikën e tij.

Milei i kërkoi falje Papës, duke thënë se “e respekton atë si kreun e Kishës Katolike, si kreun e shtetit dhe si udhëheqësin shpirtëror të shumicës së madhe të argjentinasve”.

Në fund të janarit, Papa Françesku (87) njoftoi se do të priste presidentin Milei për një vizitë, duke theksuar se nuk ishte ofenduar nga deklaratat apo komentet e tij, kurse në nëntor e thirri për ta uruar për fitoren e tij në zgjedhje.

Javier Milei (53) u rrit në një familje katolike, por shpjegoi se në të kaluarën i ishte afruar më shumë judaizmit. Ai tha se studioi Tevratin, por nuk u konvertua në Judaizëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori