LAJMI I FUNDIT:

Dikur e quante trofe i dështakëve, tani Tare thotë se Lazio duhet ta fitoj Ligën e Konferencës

Dikur e quante trofe i dështakëve, tani Tare thotë se Lazio duhet ta fitoj Ligën e Konferencës

Lazio nuk ka arritur të kaloj tutje nga Grupi F i Ligës së Evropës, ku ishin edhe Feyenoord, Midtjylland dhe Sturm Graz.

Ka qenë një grup fantastik me katër skuadrat që e mbyllen grupin me nga tetë pikë, por Feyenoord kaloi tutje si lider dhe Midtjylland nga pozita e dytë, derisa Lazio si e treta do të luaj në Ligën e Konferencës.

Skuadra nga kryeqyteti italian do të luaj në Ligën e Konferencës, garë që e fituan rivalët e tyre lokal në vitin e parë të themelimit.

Këtë garë drejtori sportiv i Lazios, shqiptari Igli Tare e kishte quajtur garë të dështakëve.

“Në futboll janë shpikur gara të kota si Liga e Konferencës. Unë e quaj konkurrencë e dështakëve”, kishte thënë Tare.

E Jose Mourinho ka thumbur Taren menjëherë pasi Lazio ka rënë në garën e tretë evropiane për klube.

“Lazio tani bëhet favorit për fitoren e Ligës së Konferencës. I imi nuk është humor, kështu është. Ndoshta zotit Tare nuk e pëlqen konkurrencën, por Sarri dhe ekipi i tij janë në një nivel që mund ta fitojë atë”, tha Mourinho.

E një ditë para përballjes mes Romës dhe Lazios në kuadër të Serie A, Tare është pyetur për Ligën e Konferencës.

Shqiptari ka reflektuar duke thënë tani se do të tentojnë ta fitojnë Ligën e Konferencës.

“Për rritjen e klubit do të ishte e rëndësishme që Lazio të luante çdo vit në kompeticionet më të mira evropiane, por tani që jemi në Ligën e Konferencës dua që Lazio t’i nderojë ata gjatë gjithë rrugës”.

“Ne duhet të bëjmë më të mirën për të fituar. Një trofe është gjithmonë i rëndësishëm dhe mbetet në vitrinë për përjetësi”, deklaroi Tare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori