LAJMI I FUNDIT:

Horoskopi javor: Dikë e pret takimi i ëndrrave, ndërkaq dikush më në fund do të kënaqet në lidhjen e gjatë

Horoskopi javor: Dikë e pret takimi i ëndrrave, ndërkaq dikush më në fund do të kënaqet në lidhjen e gjatë

Java e parë e korrikut do të jetë magjepsëse, thonë yjet

Horoskopi javor për fillim të korrikut me diell nuk mund të sjellë asgjë të keqe, mirëpo më së miri do të ishte që të bëheni gati për “lojën pa pushim”. Kjo vlen për të gjithë, transmeton Telegrafi.


DASHI (21.03 – 20.04)

Puna: Nuk do t’i duroni personat autoritarë, kështu që nuk do të jetë keq që t’u shmangeni sa të jetë e mundshme që të mos bini në provokime.

Shëndeti: I mirë.

Dashuria: Lehtë krijoni komunikimin me gjininë e kundërt, ndërkaq njohjet interesante janë të mundshme në të gjitha vendet publike, posaçërisht nga fundi i javës. Pjesëtarët e  zënë të kësaj shenje, i këshillojmë që të mos kërkojnë motive të fshehura në shpërthimin e butësisë së partnerit, sepse gjërat janë të pastra dhe të zakonshme.

DEMI (21.04 – 21.05)

Puna: Jeni nervozë dhe i padurueshëm, gjë që nuk është e interesin tuaj. Ndryshimet po dalin në pah, mirëpo gjatë tërë javës do të detyroheni të jeni të durueshëm.

Shëndeti: Kushtoni kujdes kurrizit.

Dashuria: Do të jeni të mprehtë në komunikim dhe do t’i bëni për vete personat me temperament të kundërt. Kjo është periudha e volitshme për eksperimentim dhe për një aventurë të bukur, mirëpo jo edhe për lidhje serioze të cilën e dëshironi. Për ju që jeni në lidhje stabile emocionale kjo është periudha e cila nuk sjell ndonjë ndryshim të rëndësishëm.

BINJAKËT (22.05 – 21.06)

Puna: Kjo është java e ndryshimeve konkrete në planin afarist, pasi nuk ju kanë shoqëruar rrethana të lumtura në kohë të fundit.

Shëndeti: Veshkat i keni të rrezikuara.

Dashuria: Jeni të preokupuar me veten dhe me nevojat vetjake, kështu që ndoshta nuk do të vëreni interesimin që kanë për ju njerëzit e rrethit tuaj. Shikoni pak rreth vetes dhe rishqyrtoni motivet e personave të cilët po ju imponohen si miq. Nëse jeni në lidhje dashurore, do ta freskoni me një udhëtim të shkurtër dhe do të mësoni diçka të re lidhur me personin të cilin e dashuroni.

GAFORRJA (22.06 – 22.07)

Puna: Energjia juaj, vullneti, optimizmi edhe më tutje janë dukshëm në nivel të lartë, ndonëse me oscilime të vogla.

Shëndeti: Janë të mundshme dhembje koke të mëdha, por do të jenë kalimtare.

Dashuria: Nëse jeni në lidhje dashurore, kjo është periudha kur mund të freskoni marrëdhënien tuaj me partnerin, do të jeni të kënaqur me personin e dashur, por edhe me veten. Nuk është e dëshirueshme të hyni në ndonjë lidhje sekrete, sepse do të rrezikoni të zbuloheni. Në rast se jeni person i lirë, aspekte të mira vijnë nëpërmjet personave të cilët janë nga ndonjë vend tjetër.

LUANI (23.07 – 22.08)

Puna: Në këtë javë do të keni shanse të volitshme që diçka të ndryshoni, mirëpo fatkeqësisht ndryshime të mëdha nuk do të mund të bëni.

Shëndeti: Kushtoni kujdes lëkurës dhe pini më shumë lëngje.

Dashuria: Kushtoni kujdes komunikimit me personin e dashur dhe përpiquni që atë që dëshironi ta thoni, shfaqeni në mënyrë sa më të qartë. Janë të mundshme mospajtime dhe konflikte, posaçërisht nga mesi i javës. Në këtë periudhë Luanët e lirë mund të hyjnë në një storie krejtësisht të komplikuar me personin e lindur në shenjën e Gaforres apo të Ujorit.

VIRGJËRESHA (23.07 – 22.08)

Puna: Do të keni mundësi për disa fitime plotësuese, mirëpo ndoshta nuk do të ishte keq që ta kalonit këtë gjë, nuk është koha e duhur që ta ngarkoni veten me punë.

Shëndeti: Jeni të ndjeshëm në traktin digjestiv, transmeton Telegrafi.

Dashuria: Në pjesën e dy të të javës do të keni mundësi që t’i përmirësoni disa marrëdhënie të padefinuara dhe në fund t’i stabilizoni emocionet. Nëse jeni në lidhje, kushtoni kujdes partnerit në pjesën e parë të javës, sepse do të kërkojë kujdes, mirëpo duhet të jini të kujdesshëm që fjalët tuaja apo ndonjë veprim tjetër të mos interpretohen gabimisht.

PESHORJA (23.09 – 22.10)

Puna: Në vendin e punës po silleni me vetëbesim dhe mund të prisni arritjen e qëllimeve të paramenduara, por edhe përkrahjen e miqve.

Shëndeti: Shkoni te mjeku dhe verifikojeni pasqyrën e gjakut.

Dashuria: Të gjithë do ta kthejnë shikimin nga ju, andaj tregoni se çka ndieni dhe çfarë qëllime keni. Nuk keni arsye të brengoseni dhe të mendoni se çka presin të tjerët nga ju. Kjo javë për ju është e volitshme të planifikoni familjen, fëmijët apo pasurinë e patundshme. Nëse jeni i vetëm, do të shfaqet dikush që do t’ju orientojë në atë drejtim, ai do të jetë personi i lindur në ndonjë shenjë të zjarrtë.

AKREPI (23.10 – 21.11)       

Puna: Në planin afarist do të ndodhin ndryshime të obligimeve tuaja të ardhshme dhe ju nevojitet pak kohë që t’u përshtateni tempit dhe orarit të tillë.

Shëndeti: Është e mundshme rënia e imunitetit nga fundi i javës.

Dashuria: Pavetëdijshëm do të flirtoni me personat e gjinisë së kundërt në rrethin tuaj, mirëpo shikimi i dikujt nuk do t’ju bëjë të ndiheni mirë. Nëse jeni në lidhje, planifikoni ndonjë udhëtim të bukur i cili do ta freskojë lidhjen tuaj. Do të bëni një bilanc të mirë ndërmjet partnerit dhe rrethit, mirëpo keni tendencë që tepër ta kritikoni partnerin.

SHIGJETARI (22.11 – 21.12)

Puna: Dëshironi ta freskoni atmosferën e punës, ndërsa edhe njerëzit nga rrethi juaj do t’ju përkrahin. Nga fundi i javës do t’ju arrijnë oferta interesante për të cilat do të mendoni dhe do t’i peshoni me kujdes.

Shëndeti: Aritmi të herëpashershme.

Dashuria: Duhet t’i eliminoni gjërat eventuale nga e kaluara në pjesën e parë të javës. Në pjesën e dytë do të filloni të zgjoheni dhe të ndryshoni rrethin tuaj, kështu që do të keni gjasa që të njihni dikë nëpërmjet miqve. Nëse jeni në lidhje, duroni disa vese të partnerit në pjesën e parë të javës, sepse në pjesën e dytë do të impononi dëshirën tuaj.

BRICJAPI (22.12 – 20.01)

Puna: Gjatë tërë javës do të frikësoheni që të mos ju përsëriten disa gabime nga e kaluara, mirëpo edhe vetë duhet të aktivizoheni që të mos ndodhin më gabime të tilla.

Shëndeti: Ju nevojiten racione të rregullta ushqimi.

Dashuria: Jeni në periudhën kur po tërhiqni vëmendjen e të tjerëve kudo që gjendeni, por nuk mund të ngarkoheni me këtë formë. Takimet interesante janë të lidhura me vende publike, ndërkaq hyrja në lidhje është e mundshme gatë vikendit. Ndoshta nuk do të mund të lini përshtypjen e vërtetë për veten, kështu që është e nevojshme që megjithatë disa gjëra t’i tregoni. Nëse jeni në lidhje, kujdes nga xhelozia e partnerit!

UJORI (21.01 – 18.02)

Puna: Kushtoni kujdes se në çfarë mënyre po prezantoheni, ndërkaq ju janë të mundshme edhe disa kurthe dhe zhgënjime.

Shëndeti: Ndjeshmëria e madhe ju çon drejt depresionit dhe ankthit. Mbajeni situatën nën kontroll, mos e ngarkoni veten me atë se çka mendojnë të tjerët për ju.

Dashuria: Jeni të ngarkuar tepër me një marrëdhënie të cila në fund vetëm ju mund ta zgjidhni. Gjërat nuk mund të jenë edhe aq të mundimshme dhe të komplikuara, nëse ndërmerrni veprime të drejta. Për çdo rast, nuk do të mund edhe një kohë të gjatë të balanconi. Për personat e Ujorit të cilët janë në lidhje, kjo është java kur do të dëshirojnë të kënaqen në aktivitetet e përbashkëta.

PESHQIT (21.01 – 18.02)

Puna: Në pjesën e parë të javës do të kuptoni se cilat janë lajthitjet tuaja në disa marrëdhënie të cilat nuk keni mundur t’i kuptoni deri tani. Pjesa tjetër e javës është shumë më e mirë, do të keni përkrahjen e domosdoshme në realizimin e disa ideve personale.

Shëndeti:  Qarkullim i keq i gjakut.

Dashuria: Po i tërhiqni shikimet e personave të gjinisë së kundërt kudo që jeni, mirëpo ju në kokë keni vetëm dikë i cili aktualisht nuk është afër jush. Në pjesën tjetër të javës mund të arrihet zgjidhja të cilën e keni pritur. Personat e shenjës së Peshqve të cilët janë të zënë, mund të presin surpriza dhe përkrahje nga personat e dashur. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Lifestyle
Kalo në kategori