Ky është konstatimi i deputetit të Kuvendit të Kosovës, Muhamet Mustafa, i cili thotë se Kosova po rrezikon të bëhet e varur nga importi i energjisë me çmime super të larta që do të bënte që konsumatorët të paguanin fatura shumë më të larta.

Këtë ai e bazon në vonesat për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese e në anën tjetër kërkesën e vazhdueshme të Komisionit Evropian për mbylljen e termocentralit “Kosova A” para fundit të vitit 2017.


Mustafa ka folur edhe për mungesën e një vizioni të qartë të Qeverisë për energjetikën, për realizim të projekteve pa një studim paraprak të fizibilitetit, por edhe për domosdoshmërinë e përshpejtimit të investimeve të KEDS-it për t’i ulur humbjet teknike e ato komerciale./Koha Ditore/