LAJMI I FUNDIT:

Digjet vetura e një ish-polici në Zubin Potok

Digjet vetura e një ish-polici në Zubin Potok

Një veturë e markës BMW  është djegur në orët e para pas mesnatës në Zubin Potok, ndërsa përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.

Kështu bëri të ditur për Telegrafin zëvendësdrejtori i policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti.


Hoti tha se vetura është djegur deri sa ishte e parkuar para shtëpisë së pronarit të kësaj veture.

“Vetura është djeg në orët e para pas mesnatës. Vetura është private  e markës BMV ku ka qenë e parkuar para ankuesit. Nuk ka persona të lënduar. Personi ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës mirëpo është i suspenduar, me ndërprerje të marrëdhënies së punës”, ka thënë Hoti.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke punuar në zbardhjen e këtij incidenti. /Telegrafi/