LAJMI I FUNDIT:

Digjet një shtëpizë në Sllatinë të Tetovës (Foto)

Digjet një shtëpizë në Sllatinë të Tetovës (Foto)

Policia e Tetovës njoftoi se dje zjarri ka djegur vikendshtëpizën malore që gjendet në Vërtisht, në zonën e fshatit Sllatinë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Shtëpia është në pronësi të disa personave nga fshati. Njëri nga pronarët e kësaj shtëpie shprehet se nuk dihen shkaqet e djegies së shtëpizës e cila është ndërtuar pak javë më parë. Ai për Telegrafi Maqedoni thotë se aq profesionalisht është djegur shtëpiza sa që nuk kanë lënë asnjë gjurmë, shprehet E. M. njëri nga pronarët e shtëpisë së djegur. /Telegrafi/


Djegia 1Djegia 2