LAJMI I FUNDIT:

Digjet një shtëpi në Shtime

Digjet një shtëpi në Shtime

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Shtime, një mashkull shqiptar ka informuar se shtëpia e tij dhe një objekt përcjellës janë përfshirë nga zjarri.

Në njoftim të Policisë thuhet se njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.


“Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim.