LAJMI I FUNDIT:

Digjet një makinë nga mjetet shpërthyese në Kumanovë

Digjet një makinë nga mjetet shpërthyese në Kumanovë

Mjet shpërthyes ka shpërthyer mbrëmë pas mesnate në një makinë në qytetin e Kumanovës.

Sipas informacioneve të MPB, R.D ka denoncuar në polici se në makinën e tij “Volkswagen Passat” e cila ka qenë në rrugën “Sava Koveçeviq” në Kumanovë, ka shpërthyer eksploziv.


Policia është akoma duke kryer hetime, ndërsa nuk raportohet për të lënduar./Telegrafi/

Foto: Ilustrim