LAJMI I FUNDIT:

Digjet një makinë në Prilep

Digjet një makinë në Prilep

Makina “Volkswagen Polo” me targa të Prilepit, nën pronësi të M.I.K është djegur mëngjesin e sotëm në rrugën “Trajko Tarcan” në Prilep.

Siç njoftoi MP, rasti është paraqitur në orët e para të mëngjesit 1:10 në Stacionin policor në Prilep nga Njësia Territoriale Kundërzjarrit. Ndërsa pas hetimeve është vërtetuar se zjarrin e ka shkaktuar person i panjohur, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Makina është djegur në pjesën e gomës së prapme të djathtë, një pjesë të amortizatorit, dera e parë e djathtë dhe hapësira e bagazhit.

Nga policia njoftojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe kapjen e autorëve./Telegrafi/