LAJMI I FUNDIT:

Digjet një diskotekë në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Digjet një diskotekë në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Një lokal është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 05:15 në rrugën “Epiri”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit për të shuar zjarrin.


“Rreth orës 05:15, është pranuar informata se në rrugën ‘Epiri’ në Prishtinë, një lokal është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit”, ka thënë Borovci.

Sipas tij, deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale.

Borovci theksoi se zjarri ka prekur edhe një objekt në afërsi të objektit që po digjej, ndërkaq për shkaqe sigurie janë larguar disa automjete përreth vendit të ngjarjes.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Lajme
Grusht i rëndë për Serbinë, Vuçiq e kishte dërguar gruan e tij në Kenia për ta penguar njohjen e Kosovës

Grusht i rëndë për Serbinë, Vuçiq e kishte dërguar gruan e tij në Kenia për ta penguar njohjen e Kosovës

Lajme
Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

Lajme
Vdes në QKUK grabitësi serb që ishte plagosur gjatë plaçkitjes së armatosur në Veternik

Vdes në QKUK grabitësi serb që ishte plagosur gjatë plaçkitjes së armatosur në Veternik

Lajme
“Shokohet” Abdixhiku pas publikimit të videos ku Kurti ra pre e komedianëve rusë

“Shokohet” Abdixhiku pas publikimit të videos ku Kurti ra pre e komedianëve rusë

Lajme
“Ti mi ke mbyt fëmijët”, dëshmitari akuzon Lushtakun, ky i fundit thotë që s’e ka njohur deri në gjykimin e rastit “Drenica”

“Ti mi ke mbyt fëmijët”, dëshmitari akuzon Lushtakun, ky i fundit thotë që s’e ka njohur deri në gjykimin e rastit “Drenica”

Drejtësi
Kalo në kategori