Një autobus privat i transportit publik sot në mëngjes u përfshi nga zjarri nën Stacionin hekurudhor në Shkup.

Zjarrin e autobusit e shuajnë dhjetëra zjarrfikës me dy automjete. Komandanti i zjarrfikëseve Borçe Menkovski për AIM deklaroi se autobusi është përfshirë nga zjarri derisa ka qenë i parkuar në stacionin dhe në të nuk ka pasur udhëtarë.

Nuk ka të lënduar. Sipas informacioneve të para, arsye për zjarrin me siguri ka qenë problemi me elektrikën e autobusit.