LAJMI I FUNDIT:

Diga që do të shkaktojë përmbytjen më të madhe në histori

Diga që do të shkaktojë përmbytjen më të madhe në histori

Diga Usoi mbi lumin Murgab në Taxhikistan është ndërtuar pas tërmetit në vitin 2011 dhe që nga ndërtimi i saj, për shkak të rrëshqitjeve të dheut, ka shkatërruar një fshat të tërë.

Është e njëjta gjë që “bllokoi” lumin Murgab dhe krijoi liqenin Sarez. Diga natyrale Usoi është 566 metra e lartë që e bën atë digën më të lartë natyrore në botë.


Rajoni ku gjendet liqeni Sarez është shumë i izoluar, dhe në vitin 1911 ishte “fundi i botës”. Madje gjashtë javë janë nevojitur për të kumtuar lajmin për viktimat, shkruan Ozy.

Sot, në rast shpërthimit të digës, direkt do të rrezikohen 30 fshatra në Luginën Bartang, dhe 60 të tjera në rajon.

Ekspertët pajtohen se kolapsi i digës nuk është “ndoshta”, por “i sigurt”, pasi një tërmet eventual do të shkaktojë që diga të shpërthejë.

Nëse kjo ndodh dhe diga shpërthen, uji nga liqeni do të krijonte një valë 30-metra të lartë që do të shkonte poshtë një pellgu të ndërtuar mirë dhe të godasë pesë milionë njerëz, jo vetëm në Taxhikistan, por edhe në Afganistan, Uzbekistan dhe Turkmenistan, transmeton KosovaPress.

Zgjidhjet inxhinierike, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, janë praktikisht të pamundura për izolimin e liqenit, deri tek i cili mund të arrihet vetëm përmes dy rrugëve që janë të mbyllura në pjesën më të madhe të vitit, për shkak të motit të keq. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Azia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori