Didier Deschamps dhe Franca ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për Kupën e Botës 2026, duke dhënë sinjal të qartë se synon të shkojë deri në fund.

Në krye të këtij grupi është sërish Kylian Mbappe, ndërsa përkrah tij në repartin ofensiv janë emra të rëndësishëm si Ousmane Dembélé, Marcus Thuram, Michael Olise, Jean-Philippe Mateta, Desire Doue dhe Maghnes Akliouche.


Mesfusha duket e ndërtuar mbi ekuilibër dhe energji, me Aurelien Tchouameni, N’Golo Kante, Adrien Rabiot dhe Warren Zaire-Emery, ndërsa Rayan Cherki dhe Manu Kone i japin listës më shumë kreativitet dhe alternativa. Edouardo Camavinga ka mbetur jashtë sikurse Kheprem Thuram.



Edhe prapavija është e mbushur me përvojë dhe cilësi: Upamecano, Saliba, Konaté, Koundé, Theo Hernandez, Lucas Hernandez, Gusto, Digne dhe Lacroix janë emra që garantojnë fizik, shpejtësi dhe disiplinë.

Në portë janë zgjedhur Brice Samba, Mike Maignan dhe Robin Risser.

Me një përzierje të yjeve të mëdhenj dhe talenteve të reja, Franca hyn në Botërorin 2026 si një nga favoritët kryesorë për trofeun. /Telegrafi/

telegrafi sport app