Diaz zbulon se si Wirtz e përgatiti atë për transferimin tek Bayern Munich

Luis Diaz ka zbuluar se Florian Wirtz e përgatiti për futbollin gjerman para se ai të kompletonte një transferim 'ëndrrash' te Bayern Munich.
Diaz u bë blerja e tretë më e shtrenjtë në historinë e klubit bavarez këtë javë, pasi kompletoi një kalim prej 65.5 milionë eurosh nga Liverpool.
28-vjeçari shpjegoi se kishte marrë këshilla nga ish-ylli i Bundesligës, Wirtz, i cili këtë verë u transferua nga Bayer Leverkusen te Liverpool, përpara se të bashkohej me Bayern.
Diaz pati mundësinë të kalonte disa javë me mesfushorin gjerman, i cili këtë verë ishte objektiv i madh edhe për vetë Bayern Munich.
Babai i Wirtz kishte pranuar se ishte e vështirë të refuzohej klubi bavarez, por në fund, lojtari zgjodhi Ligën Premier.
Në konferencën e tij të prezantimit, Diaz foli për këshillat e Wirtz dhe për pritshmëritë që ka trajneri Vincent Kompany ndaj tij.
“Më tha se në Bundesliga luhet me shumë intensitet, është shumë konkurruese dhe stadiumet janë gjithmonë të mbushura”.
“Më tha se Munichu është një qytet i mrekullueshëm, dhe se do të më pëlqejë. Më uroi fat”, ka thënë Diaz./Telegrafi/























































