LAJMI I FUNDIT:

Diaspora e Bashkuar Maqedonase kërkon rezistencë kundër ndryshimeve kushtetuese

Diaspora e Bashkuar Maqedonase kërkon rezistencë kundër ndryshimeve kushtetuese

Diaspora e Bashkuar Maqedoni (DBM) i dënon “aktivitetet e vazhdueshme anti-shtetërore dhe tradhtuare  të deputetëve të LSDM-së dhe deputetët tjerë që i mbështesin amendamentet për ndryshimin e emrit Republika e Maqedonisë”. DBM thotë se draft-amendamentet e Kushtetutës, të votuara në Kuvendin e Maqedonisë janë me përjashtimin e akademisë, opinionit publik dhe të ekspertëve.

“Me 67 vota ‘për’, 23 vota ‘kundër’ dhe 4 ‘të përmbajtur’, Kuvendi e votoi draft-amendamentin e parë për ndryshimin e emrit Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë Veriore. Edhe pse quhen si të zgjedhur të popullor me mandat t’i mbrojnë interesat shtetërore, shumica e deputetëve në Kuvend u përmbajtën nga debati si shenjë bazë e demokracisë deficitare dhe mungesë të lirisë së shprehjes”, thuhet në kumtesën e tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ata cekin se pa debate të thella, kuvendi ka votuar edhe amendamentin e dytë, ku parashihet ndryshimi i vendimeve të ASNOM-it, përfshirja e marrëveshjes së Prespës në Preambulën e Kushtetutës, që Maqedoninë e bën të heq dorë nga historia e saj.

“Me qëllim të pamundësimit të ndryshimeve kushtetuese, DBM ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të përfshihen në debatin publik që është e parashikuar pas fazës së dytë, si dhe të japin rezistencë të fuqishme demokratike për mbrojtjen e vazhdueshme të integritetit të Republikës së Maqedonisë” thuhet në kumtesën e DMB-së duke ju bërë thirrje deputetëve të mbesin në mbrojtje të interesave kombëtare duke votuar “kundër” ndryshimeve kushtetuese.

Në fund, ata thonë se hisotria është e pamëshirshme ndaj atyre që shesin interesat kombëtare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori