LAJMI I FUNDIT:

Dialogu Kosovë – Serbi, njohësit e çështjeve politike thonë se uniteti i partive është jetik për Kosovën (Video)

Dialogu Kosovë – Serbi, njohësit e çështjeve politike thonë se uniteti i partive është jetik për Kosovën (Video)

Për seancën e jashtëzakonshme të  thirrur nga LDK, njohësit e çështjeve politike në vend, thonë se është më e rëndësishme që të ketë marrëveshje mes subjekteve politike.

Në fillim të muajit shtator, në mungesë të kuorumit pati dështuar iniciativa e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme, ku do të kishte debat parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për idetë e “korrigjimit të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.


Prej atëherë, partitë opozitare refuzuan që pos marrëveshjeve ndërkombëtare, të votojnë dokumente të tjera në Kuvend.

Njohësi i çështjeve politike në vend, Shkëlzen Maliqi, nuk pret shumë nga debati i së mërkurës.

“Kundërshtimi i opozitës ka qenë më shumë i personalizuar me presidentin Thaçi dhe rolin e tij në bisedime. Kjo është punë që mund të diskutohet jashtë partive, nuk është e thënë të jetë pjesë e debatit në Kuvend. Së pari përgatitet një lloj rezolute dhe kërkohet një lloj pajtimi, unë nuk po e shoh që deri tash ka pasur shenja të zgjidhjes”, thotë  për RTV Dukagjinin, Shkëlzen Maliqi – njohës i çështjeve politike.

Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se është shumë e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës, të nxjerr një dokument që do të tregonte unitetin e një spektri sa më të gjer politik.

“Është shumë me rëndësi që Kuvendi i Kosovës të nxjerrë një rezolutë apo dokument të përbashkët, i cili paraqet qëndrim më unik të spektrit politik, nëse jo i gjithë spektrit, së paku i spektrit të gjerë politik në mënyrë që Kosova të ndërtojë një qëndrim shtetëror, para se të vazhdojë në këtë fazë të dialogut”, deklaron Violeta Haxholli nga KDI.

Unitetin politik e konsideron si jetik edhe kryetari I Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian nuk do të na presin më. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori