LAJMI I FUNDIT:

Dialogu Kosovë-Serbi, një hap tjetër përpara me këndvështrime të ndryshme

Dialogu Kosovë-Serbi, një hap tjetër përpara me këndvështrime të ndryshme
Foto: Ilustrim

Pas një muaj ndërprerje Prishtina dhe Beogradi zhvilluan në Bruksel edhe një raund bisedimesh në nivel ekspertësh të përfaqësuar nga koordinatori shtetëror i Kosovës Skënder Hyseni dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq.

Takimi u ndërmjetësua nga i ngarkuari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

“Kemi bërë një hap tjetër drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin duke zhvilluar një raund të dytë bisedimesh mbi pretendimet financiare dhe pronën”, shkroi Lajçak në Twitter, duke paralajmëruar së shpejti vazhdimin e bisedimeve, por pa dhënë data.

Megjithë diskutimet e gjata për pensionet dhe kadastrën ende nuk ka përafrim të ndjeshëm të qëndrimeve dhe diskutimet për këtë element të marrëveshjes së përgjithshme për pretendimet financiare dhe e çështjet të pronës midis dy vendeve do të vazhdojnë në takimin e radhës.

Petkoviq këmbëngul për Asociacion me kompetenca ekzekutive

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës nuk përmendet që palët kanë folur edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, kërkesë kjo e vazhdueshme e qeverisë së Serbisë.

Kryesuesi i palës serbe në dialog, që është njëkohësisht drejtori i ri i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha pas takimit se në bisedime “u ngrit edhe çështja e formimit të Asociacioni të Komunave me shumicë serbe”, dhe sipas Petkoviq, “zbatimi i kësaj marrëveshje është i nevojshëm për vazhdimin e dialogut që do të ndihmonte në ndërtimin e besimit shumë të nevojshëm midis të dy palëve”.

“Pa formimin e Asociacionit ne nuk mund të përparojmë në dialog. Ne do të shohim se si pala e Prishtinës do të veprojë tani për këtë çështje. Ajo flet për mundësinë e formimit, siç e ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese, e cila është e papranueshme, sepse për të nuk është rënë dakord në Bruksel, nuk është pjesë e parimeve të dakorduara në vitin 2015. Diçka që mund të quhet organizatë joqeveritare, nuk na duhet, na duhet një institucion serioz, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe dhe me kompetenca ekzekutive”, tha Petar Petkoviq.

Këndvështrime të ndryshme

“Ajo që është e rëndësishme për Beogradin është se sa herë që vijmë këtu në Bruksel, jemi të përgatitur plotësisht me ekspertët tanë dhe propozimet tona, si t’i qasemi një problemi të caktuar. Kur bëhet fjalë për pronën dhe pretendimet financiare, ne insistuam që së pari të vendosim parime të qarta dhe mekanizmat për zgjidhjen e kësaj çështjeje të rëndësishme, e cila, ndër të tjera, ka rënduar marrëdhëniet tona për shumë vite”, tha Petkoviq, duke shtuar se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi nënkupton kompromis.

“Kompromisi do të thotë që të dyja palët të fitojnë ose të humbasin njësoj. Pra, të takohemi diku në gjysmë të rrugës, por që njëra palë të fitojë gjithçka dhe tjetra të humbasë gjithçka, kjo është e papranueshme për Serbinë”, tha Petkoviq.

Tahiri akuzon Serbinë për hipokrizi

Takimi në Bruksel mes grupeve të ekspertëve Kosovë-Serbi ndodhi pas një muaji ndërprerjeje dhe një ditë pas votimit të qeverisë së Serbisë me kryeministre Ana Brnabiq.

Kjo e fundit gjatë betimit të qeverisë dhe të ministrave të saj, lexuan tekstin e betimit, ku ndër të tjera shkruhej: “Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë, me përgjegjësi dhe përkushtim do të përkushtohem për ruajtjen e Kosovës dhe të Metohisë”. Kjo frazë në tekstin e betimit të qeverisë së Serbisë, nxiti reagimin e qeverisë së Kosovës.

“Është hipokrozi e madhe që në njërën anë të kërkohet dialog e normalizim i marrëdhënieve e në tjetrën të bëhen deklarata të pamatura e nxitje të konfliktit. Një gjë është e qartë, Republika e Kosovës kurrë më nuk do të ruhet e kthehet nga Serbia”, shkroi në profilin e tij social zëvendës-kryeministri Besnik Tahiri.

Në këtë fazë ku mes Kosovës dhe Serbisë po zhvillohet nga njëra anë dialog në nivel ekspertësh, dhe nga tjetër dhe polemika në distancë, Bashkimi Evropian po bën përpjekje që të ndërmjetësojë edhe një takim të nivelit të lartë politik Kosovë-Serbi, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuҫiq.

Në takimet që ndodhën në fund të gushtit dhe në shtator u diskutua çështja  e të pagjeturve, ndërsa Beogradi këmbëngul që të diskutohet edhe çështja e Asociacionit të Komunave më shumicë serbe. Kjo temë për Prishtinën zyrtare është e mbyllur dhe ajo nuk pranon të flitet më për të. /DW/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori