LAJMI I FUNDIT:

Dialogu dhe e ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor, ministri i Jashtëm grek vjen për vizitë në Kosovë

Dialogu dhe e ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor, ministri i Jashtëm grek vjen për vizitë në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias do të qëndroj sot për vizitë në Prishtinë.

Sipas njoftimit nga MPJ e Greqisë, thuhet se Dendias do të zhvillojë një takim me presidenten, Vjosa Osmani. Takimi mes tyre do të nis në orën 11:00.


Më pas ai do të pritet në takim edhe nga kryeministri Albin Kurti, i cili do të shtroi edhe një drekë për ministrin grek.

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës në Prishtinë më 20.12.2022

Në fund Dendias do të ketë takim edhe me homologen e tij, Donika Gërvalla.

Diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në zhvillimet në dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Kujtojmë se kohëve të fundit ministri grek ka shpeshtuar vizitat e tij në Kosovë. Vizita e tij e fundit ishte më 20 dhjetor të vitit 2022.

Gjatë vitit që lamë pas ai kishte qëndruar për vizitë në Kosovë edhe gjatë muajit qershor.

Dendias kishte vizituar vendin tonë edhe në tetor të vitit 2020 dhe në qershor 2021. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori