Ky do të mund të jetë depërtim i konsiderueshëm në mjekësi, sepse një numër i madh njerëzish vuan nga kjo sëmundje.
Diabeti i tipit 2 shfaqet kur niveli i glukozës në gjak është shumë i lartë për shkak që trupi nuk arrin që me kohë ta shndërrojë në energji, transmeton Telegrafi.
Me avancimin e sëmundjes, të sëmurët janë të detyruar të hyjnë në regjim ushqimi, ushtrime dhe në marrjen e barnave të caktuara. Sëmundja mund të shkurtojë jetëgjatësinë edhe deri në 10 vjet.
Hulumtimet e reja të mjekëve tregojnë që gjithë atë që të sëmurët duhet ta bëjnë është që të “hidhen” në ushqim me kalori të ulët dhe t’i përmbahen regjimit të veçantë të ushqimit tetë javë.
Konsumimi vetëm i 600 kalorive në ditë do të mund të shpëtojë miliona njerëz nga kjo sëmundje.
Futja e madhe e kalorive çon në shtimin e yndyrës në mëlçi, e cila atëherë prodhon shumë më tepër glukozë. Yndyra e tepërt kështu arrin deri te pankreasi, i cili prodhon më pak insulinë dhe atëherë çon në shfaqjen e diabetit.
Humbja e vetëm një grami yndyre nga pankreasi përmirëson prodhimin e insulinës dhe pengon diabetin e tipit 2. Metoda e këtillë jep rezultate nëse zbatohet në dhjetë vjetët e parë nga shfaqja e simptomave të para.
Ky ushqim mundëson humbjen e 15 kilogramëve mesatarisht. Rezultatet janë të dukshme pas vetëm një jave.
Edhe pse diabeti i tipit 2 konsiderohet i parrezikshëm, ai mund të bëhet vrasës i fshehtë, i cili mund të çojë në ndalimin e punës së zemrës, verbërimin, sëmundjen e veshkave dhe amputimin e këmbëve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cilat vitamina mungojnë nëse ju bien flokët, ju mpihen duart apo keni ngërçe në stomak – çfarë duhet patjetër të hani
Ky është efekti surprizë që ka televizori te cilësia e gjumit dhe hormonet tuaja
Kujdes: Nëse i vëreni këto ndryshme në thonj, mund të jeni në rrezik!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre