Dy gola të Oscar u duk sikur do t’ia jepnin fitoren Chelseat, por kampionët e Italisë u kthyen në pjesë të dytë për të shënuar dy herë dhe për të nxjerrë një pikë në Stamford Bridge.

“Ne jemi të zhgënjyer që e pamë veten në një pozitë fantastike për ta fituar këtë ndeshje dhe në fund dolëm vetëm me një barazim. Ne duhet ta kishim mbyllur lojën dhe ta kishim mbajtur fitoren në shtëpi”.


“Mendoj se ne duhet të përballeshim me këtë ca më mirë. Nuk bëmë presion në top dhe ishte vështirë të luajmë jashtë loje”.

“Ne humbnim posedimin para kohe dhe duhej të kishim reaguar më shpejtë ndaj topave të humbur se sa që kemi reaguar”, ka thënë Di Matteo. /Telegrafi/

telegrafi sport app