LAJMI I FUNDIT:

​Dhurohen 200 pako me ushqime për familjet në nevojë në Gjakovë

​Dhurohen 200 pako me ushqime për familjet në nevojë në Gjakovë

200 pako me ushqime dhe produkte bazë të higjienës i janë dorëzuar sot Komunës së Gjakovës, e të cilat do të shpërndahen te familjet në nevojë në këtë komunë. 100 pako do të ndahen për shoqatën Medica Gjakova, e cila merret me të mbijetuarat e dhunës në baza gjinore gjatë luftës në Kosovë.

Këto pako janë dhuruar nga rrjeti i Bizneseve shqiptare Fondacioni “Besa” nga Bavaria, Klubi i Prodhuesve të Kosovës, organizata Germin, në kuadër të fushatës “Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë COVID-19”.

Të gjitha produktet e këtyre pakove janë produkte vendore, në mënyrë që të ndihmohen edhe prodhuesit vendor edhe familjet në nevojë.

Sekretari gjeneral në Klubin e Prodhuesve, Vllaznim Osmani, tha se po ndihmohen ata që kanë nevojë me produkte bazë ushqimore dhe higjienike. Ai bëri të ditur se një pako ka vlerën e 26 eurove.

“Sot jemi duke shkuar për Gjakovë, pakoja përmban produkte ushqimore dhe produkte të higjienës dhe të gjitha produktet janë “Made in Kosova”. Do të thotë ka miell, vaj krip, qumësht, pjesë të tjera që janë të higjienës shampon, sapun e gjëra të tjera… Një pako koston e ka diku rreth 26 euro”, tha ai.

Osmani tha se përmes kësaj fushate përveç që po ndihmohen familjet në nevojë, po ndihmohen edhe prodhuesit vendor.

“Është e rëndësishme të theksohet se të gjitha fondet që janë mbledhur në diasporë për këtë fushatë do të mbesin në Kosovë. Ideja është që t’i blejmë prodhimet vendore, të vendosen në këto pako t’iu dërgojmë njerëzve në nevojë, mirëpo në të njëjtën kohë t’i mbrojmë vendet e punës në Kosovë”, tha ai.

Kjo fushatë do të vazhdojë edhe për komunat e tjera të Kosovës. Kështu tha drejtoresha e organizatës Gremin, Sihana Bejtullahu, e cila tha se komunat përcaktohen varësisht nga nevoja.

“Veçantia e kampanjës Besa për Kosovën është që është një kampanjë e vazhdueshme dhe që gjatë gjithë kohës ne do të shkojmë në të gjitha komunat. Deri më tani Gjakova do të jetë komuna e katërt që kemi me e mbulua dhe gjatë javës do të vazhdojmë edhe në komunat tjera. Komunat i caktojmë varësisht prej nevojave, jemi në kontakt të vazhdueshëm me shtabet emergjente që i kanë këto komuna dhe varësisht prej nevojave ne do t’iu ofrojmë ndihma”, tha ajo.

Deri më tani me pako ushqimore janë ndihmuar Komuna e Vushtrrisë, Kamenicës dhe Vitisë.

“Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë COVID-19”, është fushatë humanitare për mbledhjen e fondeve kryesisht nga diaspora, për të ndihmuar familjet të cilat janë në kushte të vështira ekonomike gjatë pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID-19, dhe njëkohësisht për të mbështetur prodhuesit vendorë, duke qenë se produktet e këtyre pakove janë 100% “Made in Kosova”. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori