LAJMI I FUNDIT:

“Dhuro një çantë, ndrysho një jetë”, kampanja për pajisje me material shkollor falas për fëmijët e komuniteteve në Kosovë

“Dhuro një çantë, ndrysho një jetë”, kampanja për pajisje me material shkollor falas për fëmijët e komuniteteve në Kosovë

I gëzohen shumë fillimit të vitit të ri shkollor, mirëpo jo çdo fëmijë nga radhët e komunitetit ashkali, rom dhe egjiptian kanë mundësi ta fillojnë mësimin me të gjitha pajisjet shkollore për shkak të kushteve jo të mira ekonomike.

Në lidhje me këtë organizata “The Idea Partnership”, ka filluar kampanjën “Dhuro një çantë, ndrysho një jetë”, për t’iu siguruar çanta dhe pajisje shkollore fëmijëve të komuniteteve.


Koordinatorja e këtij projekti Almedina Ajvazi tha për Telegrafin se qëllimi i kësaj kampanje është që të iu ndihmojnë familjeve të komuniteteve, t’i përgatitin fëmijët për vijimin e mësimit.

“Është bërë tradicionale që në javët e fundit të gushtit organizata jonë ta hap kampanjën për mbështetjen e fëmijëve nga radhët e komuniteteve dhe t’iu dërgoj material shkollorë dhe çanta. Ne mundohemi që sado pak t’ua lehtësojmë punën familjeve të cilët kanë shumë fëmijë dhe nuk mund t’i përgatisin për t’i dërguar në shkollë”, tha ajo.

Koordinatoria Almedina Ajvazi në një intervistë pë Telegrafin

Ajvazi tutje tha se për shkak të kushteve të rënda ekonomike, disa prej fëmijëve të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian, e ndërprenë edhe shkollimin e synimi i kësaj kampanje është që të motivohen të njëjtit për tu arsimuar.

“Duke marrë parasysh që kushtet ekonomike të familjeve të këtyre komuniteteve janë të rënda dhe ka shumë mundësi që për shkak se nuk arrijnë të sigurojnë material shkollor, disa prej tyre edhe e ndërpresin shkollimin për këtë shkak. Ne synojmë që përmes këtyre iniciativave t’i ndihmojmë ata”, u shpreh ajo.

Almedina Ajvazi me të rinjët nga radhët e komuniteteve, duke u shpërndarë material shkollor falas

Ajo e demonstroi edhe një çantë ku një fëmijë së bashku me nënën e tij e kishin dërguar për t’ua dhuruar këtyre fëmijëve.

“Këtu një fëmijë së bashku me nënën e tij kanë dhuruar një çantë dhe disa pajisje shkollore si, fletore, lapsa, ngjyra, çantë ngjyrash dhe materiale të tjera të cilat janë të domosdoshme për një fëmijë që vijon mësimin nga klasa e parë deri në klasën e pestë ”, tregoi Ajvazi.

Almedina Ajvazi me të rinjët nga radhët e komuniteteve, duke u shpërndarë material shkollor falas

Ndërkaq ajo e kishte edhe një mesazh për fund, ku iu bëri thirrje të gjithë njerëzve që dëshirojnë të bëjnë të lumtur një fëmijë , në këtë shtator të dërgojnë çanta dhe pajisje shkollore.

“Nëse dëshironi që një fëmiu t’i kthehet buzëqeshja, atëherë e dini adresën e duhur. Me një çantë që e dhuroni dikujt mund të bëheni shkak që ai/ajo ta vazhdojë shkollimin dhe të buzëqesh sërish”, përfundoi ajo.

Nëse dikush dëshiron të dërgoj çantë apo çfarëdo materiali tjetër shkollorë tek organizata “The Idea Partnership”, mund t’i telefonojë në këta numra të telefonit 049/822-295 ose 049/378-132./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori